Filmat e TRUFFAUT në Kino ARMATA

Filmat e TRUFFAUT në Kino ARMATA

Prej 1-4 tetor 2018, në KIno ARMATA, do të shfaqen filma nga seria ‘Truffaut 101’, me regji ose produksion të regjisorit François Truffaut.

Në kuptim si akademik ashtu edhe joformal, 101 përcakton faktet bazike të lidhura me një fushë ose çështje të caktuar. Gjatë 101, ARMATA shndërrohet në fushë mësimi për fillestarë dhe entuziastë, duke ofruar këndvështrim të freskët mbi disa prej filmave dhe autorëve më me ndikim të kohës sonë.

François Truffaut (1932 – 1984) ishte regjisor, skenarist, aktor dhe kritik filmi francez, i cili u bë figura kryesore e lëvizjes New Wave me filmat e vlerësuar si The 400 Blows dhe Jules and Jim.

Filmi i tij i vitit 1973 Day for Night fitoi Oscar për Filmin më të Mirë të Huaj, derisa punët e mëvonshme përfshijnë Small Change, The Last Metro and The Woman Next Door. Veprat pas vdekjes mbi jetën e tij janë dokumentarët François Truffaut: Stolen Portraits (1993) dhe Two in the Wave (2010, i cili gjithashtu tregon profilin e regjisorit Jean-Luc Godard), si dhe biografia Truffaut nga viti 1999.

E hënë, 1 tetor, 19:00h
“Les Quatre cents coups” (1958), 93 min.
Regjia: François Truffaut

E martë, 2 tetor, 19:00h
“Jules et Jim” (1961), 105 min.
Regjia: François Truffaut

E mërkurë, 3 tetor, 19:00h
“Paris nous appartient” (1961), 141 min.
Regjia: Jacques Rivette
Producent: François Truffaut

E enjte, 4 tetor, 19:00h
“L’Enfance nue” (1967), 82 min.
Regjia: Maurice Pialat

Producent: François Truffau