Filmi për Luftën e Parë Botërore, “1917” ka fituar çmimin kryesor për dramën më të mirë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes, derisa filmi i regjisorit, Quentin Tarantino, "Once Upon a Time... in Hollywood" ka fituar tri çmime duke rritur shpresat për fitore në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar muajin e ardhshëm.
“Kjo është befasi e madhe”, ka thënë regjisori i filmit “1917”, Sam Mendes, që ka triumfuar ndaj regjisorëve, Martin Scorsese dhe Tarantino edhe në kategorinë e regjisë më të mirë.
Filmi i kanalit Netflix, “The Irishman”, në regji të Martin Scorsese nuk ka arritur në fitojë në asnjërën kategori, në ceremoninë e 77-të të ndarjes së këtyre çmimeve të mbajtur në Kaliforni.
Tarantino ka fituar çmimin për skenarin më të mirë, derisa aktori, Brad Pitt ka fituar çmim për rolin e tij dytësor në filmin, “Once Upon a Time… in Hollywood”.
Joaquin Phoenix, është shpërblyer për rolin e tij në filmin “Joker” me çmimin e aktorit më të mirë.
Çmimin për aktoren më të mirë e ka fituar, Renee Zellweger, për rolin e saj në filmin “Judy”.
Sa i përket kategorisë së “serialit të shkurtër televiziv”, projekti Chernobyl i kanalit, HBO, ka fituar çmimin kryesor, i cili shpërfaq aksidentin tragjik në një central bërthamor në Kiev, në kohën e Bashkimit Sovjetik./rel.