Filmi “AJO” me regji të More Raçës, në një festival kualifikues për Oscar

Filmi “AJO” me regji të More Raçës, në një festival kualifikues për Oscar

 

Filmi “AJO” është njëri  nga dhjetë filmat e shkurtër të përzgjedhur ne konkurrencë zyrtare në “Alice Nella Citta” seksion paralel i Festa del Cinema di Roma, i cili mbahet ne Romë të Italisë nga 18 deri më 28 Tetor.

Regjisorja More Raça gjithashtu do të jete pjesë e programit From Short to Feature ku do të prezantoj filmin e saj të metrazhit të gjatë para kompanisë prestigjioze italiane “Leone Film Group”, kompania e familjes se Sergio Leone.

Filmi “Ajo” me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj, kultplus.

Në filmin “Ajo” luajnë: Aurita Agushi, Sunaj Raa, Diella Valla, Florist Bajgora, Bekim Mulaj. Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.