Filmi me aktorin Arnold Schwarzenegger, premierë në Kinemanë ABC

Filmi me aktorin Arnold Schwarzenegger, premierë në Kinemanë ABC

Që nga sot në kinemanë ABC në kryeqytet, do të shfaqet filmi ‘Aftermath’, me regji të Elliot Lester.

Ky film dramë-triller sjellë në rolin kryesor Arnold Schwarzenegger si dhe aktorët e tjetër si: Scott McNairy, Maggie Grace, Martin Donovan, shkruan KultPlus.

Filmi tregon se si jetët e dy të huajve lidhen se bashku në mënyrë të pazgjidhshme pas një aksidenti shkatërrues të një avioni.

Frymëzuar nga ngjarjet aktuale, AFTERMATH tregon një histori të fajit dhe hakmarrjes, pasi një gabim i kontrolluesit të trafikut ajror (Scoot McNairy) shkakton vdekjen e gruas dhe vajzës së një punonjësi ndërtimi (Arnold Schwarzenegger).

‘Aftermath’, vjen premierë sot me fillim nga ora 22:00, për të vazhduar tutje edhe ditëve të tjera në këtë orar.