"Nëntori i ftohtë" do të nis shfaqjet në Prishtinë dhe në Prizren prej datës 17 nëntor.
Pas sukseseve ndërkombëtare dhe rrugëtimit të mahnitshëm, filmi “Nëntor i ftohtë” do të shfaqet edhe për publikun kosovar, shkruan KultPlus.
Filmi kosovar që është duke korrur suksese të shumta ndërkombëtare, do të shfaqet edhe për publikun kosovar.
“Nëntori i ftohtë” do të nis shfaqjet në kinemanë Cineplexx në Prishtinë prej datës 17 nëntor.
Prej të njejtës datë do të shfaqet edhe në Dokukino në Prizren.
Filmi përcjellë Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillim viteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara. Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.
Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” i regjisorit Ismet Sijarina, është produksion i shtëpive filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.
Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqie Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski, Muzika Jericho, Producent Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Regjia Ismet Sijarina.