Filmi nga Serbia fiton në Anibar

Filmi nga Serbia fiton në Anibar

Çmimi kryesor në edicionin e shtatë të Festivalit të Filmit të Animuar “Anibar” që përfundoi mbrëmë në Pejë, ka shkuar në Serbi, pasi animacioni “Of Slaves and Robost” me regji të Miloc Tomic, është zgjedhur animacioni më i mirë në kategorinë e filmit më të mirë Ballkanik.

Ndërsa çmimi për animacionin më të mirë në kategorinë ndërkombëtare ka shkaur për filmin irlandez “A Coat Made Dark” me regji të Jack O’shea.

Gjatë ceremonisë u shpallen fituesit e të gjitha kategorive konkurruese të Anibarit. Dy juritë e Anibar punuan gjatë 6 ditëve duke vlerësuar filmat e ndarë në 6 kategori. Grand Jury ka qenë e përbërë nga Mihai Mitrica, Tomek Ducki, Anna Ida Orosz, Jean-Luc Slock, dhe Jiri Nedela. Kurse juria e studentëve ka qenë e përbërë nga artistë Kosovar të cilët kanë punuar nën drejtimin e Igor Prassel professor I animacionit nga Sllovenia. Antarët e jurisë së studentëve ishin: Arvan Berisha, Urtina Hoxha, Drita Nokaj, Jehona Berisha, dhe Gezim Ramizi.

Bashkangjitur gjeni titujt e filmave fitues dhe të regjisorëve.

Filmi më i mirë ndërkombëtar:
A Coat Made Dark – Irlandë
Regjia: Jack O’shea

Filmi më i mirë Balkanik:
Of Slaves and Robots – Serbi
Regjia: Miloc Tomic

Filmi më i mirë në kategorinë e studentëve:
Sea Child – Mbretëria e Bashkuar
Regjia: Minha Kim

Filmi më i mirë në kategorinë e ambientit:
October 2050 – Ceki
Regjia: Alzbeta Gobelova

Videoklipi i animuar muzikor:
Quack Fat – Opiuo – Australi
Regjia: Jonathan Chong

Cmimi i publikut:
He who has two souls – France
Regjia: Fabrice Luang-Vija

Juritë gjithashtu kanë vendosur për të shpërndarë certifikata meritore për disa filma që kanë qenë në rrethin e ngushtë për vend të pare.

Kategoria Ndërkombëtare:
Shell All – France
Regjia: Zaver Najjar

Kategoria e studentëve:
Velodrool – Estoni (Regjia: Sander Joon)
The More I knoë – Ceki (Regji: Marek Naprstek)
RRRING RRRING – Gjermani (Regjia: Thomas Kneffel)
D 729 – Belgjikë (Regjia: Levi Stoops)
Ivan’s Need – Zvicër (Regjia: Veronika L. Montanom Manuela Leuenberger, Lukas Suter)

Edicioni i shtatë i festivalit përfundoi me sukses, ku përgjatë shtatë ditëve është vërejtur numri i ngritur i shikuesve nëpër kinema, dhe ngritja e numrit të vizitorëve në festival.