Filmi që përshkruan realitetin kosovar “Një Tregim Prishtine” arrin në Cineplexx

Filmi që përshkruan realitetin kosovar “Një Tregim Prishtine” arrin në Cineplexx

Pas suksesit të filmave të fundit Kosovar si Martesa, Diamanti dhe Nëntor i Ftohtë, filmi i radhës vendor qe arrin ne Cineplexx është Një Tregim Prishtine, i cili trajton një temë shumë prekëse të realitetit tonë.

Një Tregim Prishtine nga regjisorja e njohur Burbuqe Berisha pasqyron realitetin Kosovar me aktorët të dashur për publikun Donat Qosja dhe Teuta Krasniqi.

Një Tregim Prishtine është një film dramë i cili fokusohet në jetën e një çifti të klasës së mesme, Aurora dhe Ben me vajzën e tyre Fiona. Sfidat e tyre fillojnë kur Fiona është diagnostikuar me leukemi akute dhe ata duhet të gjejnë paratë për trajtimin e saj. Beni ndeshet me korrupsionin gjatë përpjekjes për të siguruar para për trajtim ndërsa Aurora lufton në mënyrën e saj për të mbledhur fonde për shërimin e Fionës.

Nje Tregim Prishtine – Official Trailer

A mund ta vrisni një njeri që të bëni para për ta shpëtuar vajzën që po vdes nga leukemia ??Një Tregim Prishtine pasqyron realitetin kosovar me aktorët e famshëm Donat Qosja dhe Teuta Krasniqi.Përmendi shokët/shoqet që do ta vini për ta parë këtë film të dhimbshëm më 15 mars!

Gepostet von Cineplexx Kosovo am Samstag, 9. März 2019

Premiera e këtij filmi në Cineplexx do të jetë me 15 mars prej orës 19:15. Biletat tashmë janë në shitje dhe mund t’i blini cdo ditë pas orës 15:00 në arkat e Cineplexx.