Filmi turk që shumë shtete vrapuan ta blejnë, pa dalë ende

Filmi turk që shumë shtete vrapuan ta blejnë, pa dalë ende

Mesa duket jo vetëm shqiptarët janë adhurues të filmave dhe serialeve turke, pasi një film i produksionit turk ka arritur të blihet nga shumë shtete.

Filmi turk “Oteki Taraf” është përkthyer në plot 6 gjuhë, ende pa u dhënë premiera e tij, që parashikohet të transmetohet më 8 dhjetor. Traileri i filmit ka tërhequr shumë vëmendje në të gjithë botën.

Në të interpretojnë aktorët tashmë të njohur për publikun si Asli Enver, Meryem Uzerli dhe Ozcan Deniz. Gjermania, Azejbaxhani, Franca, Holanda dhe Rusia janë disa nga vendet ku filmi do të shfaqet.

Nga ana tjetër, nuk mund të mungonte përkthimi i tij në anglisht, i cili do të mundësojë transmetimin edhe në vende të tjera. Në këtë film, aktori i njohur i “Nusja nga Stambolli” vjen edhe si skenarist e regjisor./Bota.al