
Në Galerinë Kombëtare të Arteve do të mbahet një bashkëbisedim i hapur për publikun mes kuratores Adela Demetja dhe artistes Flaka Haliti të hënën me datë 26 nëntor 2018, në ora 18:30. Ky bashkëbisedim zhvillohet ekspozitës “Këtu – Apo Atje Është Më Atje” dhe ka si qëllim njohjen e praktikës artistike të Flaka Halitit dhe veprave të saj të shfaqura në këtë ekspozitë.