Flasin nga QKUK: Kjo është gjendja shëndetësore e 13 zyrtarëve të KQZ-së

Flasin nga QKUK: Kjo është gjendja shëndetësore e 13 zyrtarëve të KQZ-së

Lindita Berisha, drejtoresha e repartit të Klinikës Infektive në QKUK ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të dyshuar për helmim nga zarfet e ardhura nga Serbia.

Doktoresha ka bërë të ditur se gjendja e pacientëve është stabile dhe se janë duke pritur rezultatet e mostrave që u kanë marrë.

“Në Klinikën Infektive për momentin janë të hospitalizuar 11 pacientë prej tyre 9 femra dhe dy meshkuj. Gjendja shëndetësore, pas ekzaminimeve klinike sot që janë bërë është stabile. Të gjithë pacientet e kanë shërbimin e duhur prej klinikës Infektive dhe normal profesionistëve të tjerë dhe për momentin jemi duke i pritur rezultatet e mostrave që janë marrë”, ka thënë ajo, shkruan Insajderi.

Ajo ka bërë të ditur se gjatë pranimit të pacientëve ata kanë pasur simptoma, si skuqje të lëkurës, mundim, të vjellura teksa disa të tjerë kanë thënë se kanë pasur probleme edhe me frymëmarrje.

Vendi u tronditë gjatë ditës së djeshme, për shkak se u raportua se 26 zyrtatë të cilët ishin duke numëruar votat e sjella nga Serbia, të paketuara në zarfe iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore me dyshimin për helmim./Insajderi.com