Sipas tij “Tashmë mbetën vetëm 2 mijë dosje që realisht kishin sekret shtetëror, që do të presin kohën e tyre të deklasifikimit”.

Fondi personal i ish diktatorit Enver Hoxha apo fondi personal i Hysni Kopos, tashmë mund të shihet nga studiuesit e historisë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, njoftoi se, “ka përfunduar tërësisht procesi masiv i deklasifikimit të dokumenteve, që kanë qenë sekret deri më sot, për të cilin kanë punuar gjatë vitit të kaluar, një staf prej 8 arkivistëve më të mirë të vendit”.
“Prej ditës së sotme do të mundet të aksesohen lirisht më shumë se 48 mijë dosje dhe 600 mijë dokumente nga viti 1945-1993 ,nga fondet e Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryeministrisë, fondet personale të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos. Fondet e ish-arkivit të partisë, fondet e ministrive, të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Lartë dhe të organeve të tjera qendrore” shprehet Ardit Bido drejtor i Arkivave.
Sipas tij “Tashmë mbetën vetëm 2 mijë dosje që realisht kishin sekret shtetëror, që do të presin kohën e tyre të deklasifikimit”. Procedura e deklasifikimit e ndjekur me rigorozitet siguron që dokumentet që kishin mbetur të deklasifikuara prej kohësh pa asnjë arsye reale, por vetëm sepse nuk ishte ndjekur procedura e nevojshme burokratike, do të jenë të aksesueshme për të gjithë studiuesit e vendit./ Insajderi.com