
Fotografi Armend Nimani ka marr çmimin sonte për fotografinë më të mirë të vitit 2017.
Pëvec Nimanit me këtë çmim është nderuar edhe Agon Nimani dhe Ardit Qeriqi.
Po ashtu në këtë ndarje të çmimeve është bërë edhe ndarja e çmimeve për shkrimin më të mirë për promovimin e Kosovës nga Ministria e Jashtme e Kosovës.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në këtë ceremoni ka thënë se shumë vende të botës nuk i kanë bukuritë sikurse i ka Kosova. Ai tha se Kosova ka probleme për tregime dhe fotografi, që janë reale për Kosovën dhe siç tha ai “kemi problem me imazhin e Kosovës”.
Pacolli ka garantuar se këto fotografi, do të vendosen nëpër hollet kudo nëpër botë.