Fotografja autoportetet e së cilës inspirohen nga pikturat dhe kinemaja

Fotografja autoportetet e së cilës inspirohen nga pikturat dhe kinemaja

E mbyllur në karantinë për disa muaj me radhë, fotografja Julia Keil, e ka kthyer aparatin fotografik kah vetja duke bërë një seri autoportretesh të inspiruara nga kinemaja dhe piktura, raporton BBC, shkruan Insajderi.

“Shumë shpejt e kuptova që ditët e mia kishin ndryshuar. Prej të mos pasurit kohë fare, përfundova duke pasur shumë kohë. Të gjitha arsyetimet që i kisha për të mos realizuar idetë e mia, tashmë nuk kishin kuptim. Bëra shumë hulumtime, dëgjoja muzikë, pash filma e lexova libra. Prej gjërave të pakta që kam shpenzuar për këto foto janë disa perika që i porosita në Amamzon”, thotë Julia./Insajderi.com