fbpx

Fotot sureale të jetës sovjetike

Fotot sureale të jetës sovjetike

Në fillim, fotografia ishte vetëm një hobi për Boris Mikhailov derisa u pushua nga puna e tij si inxhinier në vitin 1960, kur fabrika kishte gjetur foto lakuriq të gruas së tij të shkrepura nga vetë ai, kur ai vendosi të përkushtohet tërësisht në këtë zanat.

“U bëra fotograf nën kushtet e pavendosmërisë, ndalesave dhe kufizimeve të publikut”, tregon ai, duke shtuar se arti nëse nuk paraqiste një opinion te vetëm të imponuar, dhe gjithçka tjetër ishte gabim dhe e dëmshme.

“Unë doja të thyeja këtë paragjykim dhe të gjeja mënyra për të shmangur këto ndalesa”, ka thënë Mikhailov në një email për CNN.

Sot Mikhailov njihet si njëri nga artistët më të rëndësishëm që ka dalë nga ish Bashkimi Sovjetik.

Përderisa shumica e punës së tij është paraqitur në metaforë (dhe shpesh erotikën) – përfshirë edhe koleksionin e njohur “Yesterday’s Sanwich” (Sandviçi i së djeshmes) – ishte aftësia e tij për të dokumentuar të vërtetën që e solli atë brohoritje nga mbarë bota.

Koleksioni i tij më i njohur, “Case History” (Çështja Histori), përmban foto intime të njerëzve të cilët jetonin në kushte të tmerrshme në Ukrainë pas rënies së komunizmit, dhe është shfaqur dhe festuar në mbarë botën.

“Gati një shekull më parë, fillova të grumbulloj materialin tim të fotografive, të cilat i kam bartur gjithë këto vite , duke besuar në vlerën e tyre”, ka thënë Mikhaliov, tani 78-vjeç.

“Por në vitet 1990-ta, pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe formimit të Ukrainës, doli që e kaluara ime të jetë e rëndësishme për shumë të tjerë”, ka thënë ai.

Këtë vit, fotografi ka shfaqur një koleksion të ri të quajtur “Parlamenti”, në pavillionin e Ukrainës në Bienalen e 57-të të Venecias.

Duke kapur pamje nga transmetime televizive, Mikhalov shtrembëron pamjet e politikanëve porse piktura abstrakte. Ky shtrembërim është një reflektim i ndjenjave të shumë njerëzve pët politikën moderne.

“Këto foto janë edhe të parlamentit por edhe nuk janë të parlamentit, duke theksuar pasigurinë në të cilën po jetojmë”, ka thënë ai. /Insajderi.com