Francezët e dashuruar në fshatin shqiptar

Francezët e dashuruar në fshatin shqiptar

Fshati Qeparo në Shqipëri, që është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve të huaj. Madje, një çift francez jeton prej gjashtë vitesh në këtë fshat. Deborah Auge, nga Montpellier e Francës, jeton prej gjashtë vitesh në Qeparo, me bashkëshortin Philippe

Shqipëria nuk mund të krenohet vetëm me bregdetin e bukur, qytetet historike, apo edhe Tiranën. Tashmë edhe fshatrat e saj janë shumë atraktive për turistët.

Një i tillë është fshati Qeparo në Shqipëri, që është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve të huaj. Madje, një çift francez jeton prej gjashtë vitesh në këtë fshat. Deborah Auge, nga Montpellier e Francës, jeton prej gjashtë vitesh në Qeparo, me bashkëshortin Philippe, raporton “DW” në gjuhën shqipe.

Mësohet se çifti kanë blerë dhe kanë rikonstruktuar dy shtëpi në fshat, ku kalojnë muajin qershor e shtator.

Deborah po përpiqet të mësojë gjuhën shqipe, kurse fjala e preferuar është ‘Shëndet’. Ajo thotë se fshati është shumë i bukur dhe pas pensionimit mendojnë të vendosen përfundimisht në këtë fshat.

Gjithashtu edhe Philippe ka thënë se Shqipëria ka shumë bukuri, njerëzit janë miqësorë dhe mikpritës.