Të ashtuquajturat “banana wars” ishin një seri e gjatë grushtesh shteti mizorë, konfliktesh dhe ndërhyrjesh të armatosura, të nxitura nga Shtetet e Bashkuara mes viteve 1898 dhe 1934, për të kontrolluar kultivimin dhe tregtinë e bananeve nga vendet e Amerikës Qendrore dhe disa ishujve të Karaibeve.
Frutat e përgjakura
Pas fitores në luftën mes Spanjës dhe Amerikës në 1898, ku iu morën Spanjës ishujt e Porto Rikos, Guam dhe Filipinet, SHBA nisën që të vendosin hegjemoninë e tyre në të gjithë zonën e Amerikës Qendrore dhe Karaibeve, duke përdorur shpesh grushte shteti dhe pushtime ushtarake, që përfshinë mes të tjerash Haitin, Republikën Domenikane, Nikaraguan, Meksikën dhe Hondurasin. Objektivi i qeverisë amerikane ishte mbrojtja e interesave fitimprurëse të United Fruit Company (sot “Chiquita”), kompani e madhe amerikane e angazhuar në shfrytëzimin e territoreve mezoamerikane, vende të prodhimit të kakaos, sheqerit dhe bananeve. /bota.al