Ideja që ju duhet të zgjidhni një frut është paksa e çuditshme. Ka një mori përfitimesh shëndetësore nëse hani fruta rregullisht – veçanërisht një larmi frutash.
Sidoqoftë, nëse jeni duke kërkuar frutat më të mira për të ngrënë që do t’ju ofrojnë të gjitha llojet e ushqyesve në një racion, përgjigjja do të duhej të ishte mjedrat. Kjo shkak se mjedrat janë frutat më të mira për t’u ngrënë për sa i përket sasisë së lartë të fibrave dietike.
Mjedrat kanë sasinë më të lartë të fibrave dietike.
Fibrat mund të ndihmojnë në pastrimin e toksinave në trupin tuaj. Mund të ndihmojë në shëndetin dhe inflamacionin e zorrëve, të cilat mund të rezultojnë në sëmundje autoimune më vonë. Dhe madje mund të ju ndihmojë të humbni peshë.
Mjedrat janë të mbushura me lëndë ushqyese.
Ato përmbajnë vitaminë C, hekur, magnez, fosfor, kalium, bakër, tiaminë, kalcium, zink, si dhe vitamina E, A dhe B6. Frutat e vockla janë të stërmbushura me lëndë ushqyese për ju.
Mjedrat përmbajnë sasi të larta të anit-oksidantëve, të cilët sipas Healthline, janë të rëndësishme për shëndetin e qelizave tuaja që luftojnë stresin oksidativ. Stresi i lartë oksidativ është i lidhur me të gjitha llojet e sëmundjeve si kanceri, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Plus, antioksidantët kanë provuar të kenë veti anti-plakje. Nuk ju duhet më shumë arsye që të përfshini këtë super-frut në dietën tuaj cdo ditë. /Insajderi.com
Burimi: Yahoo Life