Galeria Kombëtare e Maqedonisë propozon artist shqipëtar për Bienalen e Venedikut

Për përfaqësuesin e tij, Galeria Kombëtare përzgjodhi autorin Nehat Beqiri me projektin “Erë e Bukës”.

Galeria Kombëtare e Maqedonisë propozon artist shqipëtar për Bienalen e Venedikut

Galeria Kombëtare e Maqedonisë me drejtoreshën e këtij institucioni Dita Starova Qerimi hyri në rrethin më të ngushtë për zgjedhjen e një përfaqësuesi kombëtar të ngjarjes artistike prestigjioze botërore Bienalja e 58 e Venedikut 2019. Për përfaqësuesin e tij, Galeria Kombëtare përzgjodhi autorin Nehat Beqiri me projektin “Erë e Bukës”.

Nga burime jo zyrtare mësohet se në radhë të parë institucioni më i lartë kulturor Galeria Kombëtare e Maqedonisë ka gjasa që si përfaqësues për në Bienale të Venedikut të dërgoj si përfaqësuesin e parë shqiptar të këtij institucioni artistin Nehat Beqiri si përfaqësues kombëtarë nga Maqedonia.

Nehat Beqiri është autor nga Tetova, profesor, edukator dhe profesionist me një biografi shumë prestigjioze. Deri më tani, ai ka prezantuar punën e tij në më shumë se 30 ekspozita personale në Maqedoni dhe jashtë kufijve të saj, ka marrë pjesë në ekspozita të shumta grupore, panaire artesh dhe bienale të rëndësishme këtu dhe jashtë vendit. Veprat e tij janë në koleksionet e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë, Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup dhe një numër koleksionesh të huaja publike dhe private. Përveç pikturave artisti Nehat Beqiti merret edhe me grafikë, objekte, instalacion si dhje medium të reja.

Kjo është hera e pare që nga Maqedonia në evenimentin më të rëndësishëm kulturor Bienalen e Venedikut i jepet mundësia një artisti shqiptar që të përfaqësojë shtetin e Maqedonisë si një vend multikulturorë.

Në ditët në vijim priten rezultatet nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë ku si përfaqësues i saj është ministri shqiptar Asaf Ademi, dhe pritet se a do dërgohet një përfaqësues shqiptar për herë të parë në Bienalen e Venedikut 2019./ Insajderi.com