Galeria Kombëtare zbulon portretin e Malala Yousafzai

Galeria Kombëtare zbulon portretin e Malala Yousafzai

E njohur si heroina dhe luftëtarja Malala Yousafzai, simbolizoi kauzën më dinjitoze dhe fisnike për arsimimin e vajzave muslimane në botë, në nëntor të vitit 2012, kur i mbushi 15 vjet talebanët e qëlluan në kokë.

Historia e Malalës tronditi botën , ajo asnjëherë nuk u dorëzua, gjithmon ishtë “luftëtare” sa i përket të drejtave të njeriut dhe grave.

Në vitin 2013 ajo kishte publikuar librin e saj “Unë jam Malala” ku ka treguar gjendjen e vajzave nën sundimin e grupit taleban në Pakistan.

Portreti i saj është zbuluar  në Galerinë Kombëtare, Malala ka shpresuar se figura tek njerëzit do t’iu rikujtoj vajzën e cila udhëtoj botën për të luftuar për ndryshim .

Portreti i saj u zbulua në Londër kurse në vitin 2020 do të shfaqet  në qytetin  që ka jetuar Birmingham.

Artistët që e kanë krijuar portretin e saj të dytë janë Iranian, duke ja dedikuar edhe një poemë, poeti I njohur Rahmat Shah Sayel.

Ajo shtoi: “Unë shpressoj që do t’iu kujtojë visitorëve që vajzat janë duke luftuar në çdo vend dhe komunitet që I rrethon- storiet e tyre duhen të dëgjohen “.

Malala në vitin 2010 mori çmimin ndërkombëtar të fëmijëve për paqe kurse një vit më vonë është shpalluar nobelistja më e re në botë  për paqe.

Pasi influencoi botën duke mos u dorëzuar, ajo tani është 21-vjeçare dhe studion filozofi, psikologji dhe ekonomi në univeristetin e Oksfordit.

Portreti i dytë i Yousafzai, e ulur në një tavolinë shkolle me një libër të hapur, do të zbulohet në Muzeun e Birminghamit në vitin 2020, pjesë e iniciativës së ardhjes së Galerisë Kombëtare të Portreteve , ku do të shfaqen 50 portrete nga koleksioni kombëtar /Insajderi.com