Galeria Motrat prezenton artisten Alketa Ramaj në kuadër të programit One Night Stand Artist

“One Night Stand Artist” prezenton Alketa Ramaj në bashkëbisedim me Vullnet Krasniqin lidhur me punët dhe praktikat e saj artistike

Galeria Motrat prezenton artisten Alketa Ramaj në kuadër të  programit One Night Stand Artist

Të mërkurën me 28 nëntor në galerinë Motrat, në kuadër të programit One Night Stand Artist do të prezentohet artistja Alketa Ramaj në bashkëbisedim me gazetarin Vullnet Krasniqi.

“One Night Stand Artist” sjell një artist për të paraqitur dhe diskutuar punën e tyre në një natë në muaj. Punimet e prezantura nga artistja Alketa Ramaj do të jenë të ekspozuara për dy javë, ndërsa biseda do të ndodh në natën e parë si pjesë e programit të One Night Stand Artist.

Në këtë One Night Stand Artist artistja Alketa Ramaj bashkëbisedon me gazetarin Vullnet Krasniqi për punët dhe praktikën e saj artistike duke vënë në pyetje format dhe sfidat e punës në artin bashkëkohorë.
Alketa Ramaj ka lindur në vitin 1983 në Përmet, Shqipëri, aktualisht jeton dhe punon në Tiranë. Është diplomuar në 2006 në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Është fituse e çmimit Onufri (2012) dhe e çmimit Ardhje (2013).

Vullnet Krasniqi është redaktor në Gazetën Insajderi, si dhe ka punuar si gazetar për kulturë në BiRN dhe gazetën Koha Ditore. Autor i portalit satirik Kukunews.
**
One Night Stand Artist – biseda ndodhë përgjatë një nate për çdo muaj. Nata ngjanë në një ritual që fillon me ekspozim të punëve dhe vazhdon me bisedë me artistin e ftuar dhe pyetje nga pjesëmarrësit.
Ky program tenton të paraqes rëndësinë e artit nëpërmjet të diskutimit në një hapësirë për vetëm një natë dhe se si kjo mund të ketë ndikim afatgjatë për tema të ndryshme të shtjelluara nëpërmjet artit.