Gazetarja e ‘CNN’, e impresionuar me sopranon shqiptare

Gazetarja e ‘CNN’, e impresionuar me sopranon shqiptare

Gazetarja e famshme e “CNN”, Christiane Amanpour, ka realizuar një intervistë për operan  “La Traviata” e Giussepe Verdit, pjesë e të cilës është edhe sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho.

Gazetarja ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një foto me Ermonelën, ku është shprehur se ka mbetur e impresionuar nga artistja shqiptare: “Prapaskenat këtë fundjavë. E impresionuar nga sopranoja e shkëlqyer shqiptare, Ermonela Jaho, në rolin e Violetës në histori tragjike të dashurisë, “Verdi La Traviata”, shkruan gazetarja bashkangjitur postimit, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Edhe Ermonela ka shpërndarë të njëjtën foto dhe ka shprehur mirënjohje për gazetaren Amanpour./ Insajderi.com