Gemma Arterton dhe Keira Knightley publikojnë shkrime prekëse lidhur me feminizmin

Gemma Arterton dhe Keira Knightley publikojnë shkrime prekëse lidhur me feminizmin

Keira Knightley ka shkruar një ese shumë personale lidhur me përvojën e saj lidhur me lindjen e fëmijëve dhe amësinë, ndërsa Gemma Arterton ka shkruar një tregim ku ajo riimagjinon karakterin e saj Strawberry Fields në filmin e James Bond, për koleksionin “Feministet nuk vishen në rozë dhe gënjeshtra të tjera, me kuratore Scarlett Curtis.

Knightley, vajza e së cilës lindi në 2015, do të luaj në filmin Colette, në të cilin luan rolin e shkrimtares franceze me të njejtin emër, e cila u bë e famshme për krijimtarinë letrare me të cilën theu tabu të shumta të kohës së saj. Është roli i saj i parë, pas pauzës së gjatë prej lindjes  së vajzës.

Qëllimi i Knightley është të kritikojë presionin dhe pritjet që ju bëhen nënave të reja. Ajo krahason përvojën e saj të paslindjes me atë të Dukeshës se Kembrixhit, e cila e lindi fëmijën e saj një ditë pas Keirës.: “Ajo doli prej spitalit, shtatë orë pas lindjes, e rregulluar dhe me taka të mbathura. Kjo ishte ajo që bota do të shohë… Mos trego. Mos fol. Pozo me vajzën para një grupi fotografësh meshkuj.”

Knightley tregon për frustrimet e saj lidhur me kolegët e saj të gjinisë mashkullore. “Ata nuk i shohin fëmijët. Ata janë duke punuar. Kanë nevojë të koncentrohen” dhe vazhdon duke thënë “Unë nuk jam seksi i dobët.”

Tregimi i Arterton është një histori e shkurtër ku riimagjinohet karakteri i saj i luajtur në filmin e James Bond “Quantum of Solace”. Në film, ajo luan një agjente MI6, që u dorëzohet sharmeve të agjentit Bond, pavarsisht që ka marrë urdhër të shtyjë atë të kthehet nga lufta, dhe përfundon e vrarë prej antagonistit Dominic Greene.

“Quantum of Solace” ishte një prej filmave të hershëm që i dha famë Arteron, para se të luaj në “Zhdukja e Alice Creed” dhe “Tamara Dreëe”.

I titulluar “Gruaja e zgjuar”, tregimi i saj përshkruan takimin me agjentin Bond në aeroportin e Bolivisë: “E takova z. Bond në pikën e kontrollit të valigjeve. Ai më dha një shikim nga koka te këmbët. U prezentova. Ai filloi të bënte komente lajkatuese.  Z. Bond, i thash unë, nuk dua të flirtoj me ty. Kam ardhur për të punuar”. Për dallim prej filmit, Fields refuzoi ftesën e tij për të shkuar në dhomën e hotelit të tij.  “Ndoshta ai ishte tërheqës, por ishte më shumë se 20 vite më i vjetër se unë, ne sapo ishim takuar dhe ai ishte koleg pune. Mes tjerash ai kishte reputacion. A nuk vdesin të gjitha gratë që flejnë në dhomën e tij në mënyra të tmerrshme?”

Në fjalimin e saj të “Feministet vishen me rozë”, Arterton tha se  donte të ndante “udhëtimin e saj feminist” prej rolit si vajzë e filmit të James Bond, në zhvillimin e saj si “zëdhënese e barazisë”. Vendosa të shkruaj atë që do të ndodhte në periudhën post -#MeToo, post Harvey Weinstein, nëse karakteri im do të ishte, një vajzë e zgjuar.”/theguardian.com