Kafja, pije kjo që shumë nga ne e nisin ditën me të.
Por në anën tjetër, duhet të jemi së pari të vetëdijshëm e më pas të kujdesshëm, se disa gjëra që i shtojmë kafesë për të na shijuar me shumë, në fakt janë të dëmshme.
Ndërsa studiuesit pranojnë se numri i kalorive shtesë nga aditivët është i vogël, nëse konsumohen çdo ditë dhe anashkalohen, ato lehtë mund të shtohen dhe të kontribuojnë në shtimin e peshës, njofton Insajderi.
Sigurohuni që filxhani juaj i kafesë të mbetet i shëndetshëm duke mos shtuar kurrë asnjë nga përbërësit e mëposhtëm:
Kremuesit në kutitë e vogla
Ata janë sigurisht të përshtatshëm për restorantet, por ju duhet t’i evitoni ata tasa të vegjël nëse kërkoni kujdes për shëndetin tuaj. Për t’i bërë keto, prodhuesit duhet të shtojnë aditivë sintetikë si ruajtës. Një nga aditivët më të përdorur zakonisht është fosfati i natriumit.
Ëmbëltues artificial
Ndërsa disa studime kanë lidhur ëmbëltuesit artificialë me mbështetjen e humbjes së peshës, Harvard Health përmbledh se studime të tjera kanë zbuluar se konsumimi i rregullt i ëmbëltuesve artificialë mund të çojë në konsumimin e ushqimeve me aromë artificiale me më pak vlera ushqyese si dhe më shumë ushqime të mbushura me sheqer.
Kremuesit
Jo vetëm që janë të mbushura me sheqer – çdo lugë gjelle përmban 5 gram sheqer, dhe kështu shtimi i tre lugëve barazohet me 15 gram sheqer për gotë – ato gjithashtu përmbajnë aditivë të dëmshëm për ju. Mendoni: vaj palme, i cili rrit nivelet e kolesterolit “të keq”; aromë artificiale; dhe carrageenan, e cila ka qenë e lidhur me çrregullimin në tretje te disa njerëz.
Shurupet me aromë dhe shije
Përderisa ato nuk përmbajnë vlera ushqyese, ato përmbajnë sasi tejet të larta sheqeri – gjë shumë e dëmshme për ju. /Insajderi.com
Burimi: Eat This