
Denis Mukwege, gjinekologu që trajton viktimat e dhunës seksuale në Republikën Demokratike të Kongos, dhe Nadia Murad, një aktiviste e të drejtave të njeriut dhe mbijetuese e skllavërisë seksuale nga Shteti Islamik në Irak, janë laureatë të çmimit Nobel për Paqe për vitin 2018.
Komiteti norvegjez i Nobelit, ka thënë se i nderoi me çmim për angazhimin e tyre për t’i dhënë fund dhunës seksuale si armë të luftës.
“Dy laureatët kanë dhënë kontribut të madh në betejën kundër krimeve të luftës”, thuhet në njoftimin e Komitetit, transmeton Koha.net.
Mukwege drejton spitalin Panzi në qytetin lindor të Bukavus.
I hapur në vitin 1999, klinika është përkujdesur për qindra gra çdo vitë, shumë perj tyre janë operuar nga dhuna seksuale.
Muradi është avokate e minoritetit Yazidi në Irak dhe aktiviste e të drejtave të refugjatëve dhe grave. Ajo u përdhunua nga luftëtarët e Shtetit Islamik në Mosul gjatë vitit 2014.
Vitin e kaluar, fituese ka qenë Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Armëve Bërthamore.
Këtë vit ishin 331 të emëruar për çmimin – 216 nga të cilët individë dhe 115 grupe, tha Komiteti i Nobelit.