aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Rrugën e Kombit, ku mbetën të vdekur katër" />

Gjithçka që dihet deri më tani për aksidentin në Rrugën e Kombit ku vdiqën 4 kosovarë

Gjithçka që dihet deri më tani për aksidentin në Rrugën e Kombit ku vdiqën 4 kosovarë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Rrugën e Kombit, ku mbetën të vdekur katër anëtarë të një familje, njofton Insajderi.

Katër viktimat – babai, nëna dhe dy fëmijët ishin nga Kosova.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen.

Përveç katër viktimave, njoftohet se ka mbetur i lënduar edhe një fëmijë i moshës 3 vjeçare.

Ajo po trajtohet në spitalin e Tiranës dhe është vënë nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një kthesë dhe nuk ka mundur ta shohë kamionin që vinte në drejtim të tij kur dhe ndodhi përplasja tragjike.

Drejtuesi i kamionit po ashtu nga Kosova, është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje.

Për aksidentin detaje ka dhënë policia e shtetit shqiptar.

Në komunikatë thuhet se “mjeti tip ‘Citroen’ me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I., banues në Kosovë”.

Sqarime të tjera pritën në vazhdim, pasi policia njofton se “grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”./Insajderi.com