Gjykata e Apelit ndalon përfundimisht këngën “Shqiptar 2”

Gjykata e Apelit ndalon përfundimisht këngën “Shqiptar 2”

Ambasadorja e Kosovës në Itali , sapo ka njoftuar se kënga me përmbajtje fyese për Lamën e titulluar “Shqiptar 2” me vendim të Gjykatës së Apelit është bllokuar nga xhirollogaria e këngëtarit Gold AG dhe të atyre që e kanë publikuar.

“Gjykata e Apelit ka lënë në  fuqi vendimin e Gjykatës Themelore për masën e sigurisë së ndalimit të këngës  fyese ndaj meje me titull “Shqiptari 2” që do të thotë, ndalim i këngës dhe bllokim i xhirollogarive të këngëtarit dhe atyre që e kanë publikuar. Ecim më tej me vendosjen e rendit në vend…”, ka njoftuar Lama.

Megjithatë, përkundër faktit së kanalin “Youtube” kënga është ndaluar, “Shqiptar 2” gjendet në “Vimeo“.

Kujtojmë se pas lansimit të kësaj këngë  Lama pati paralajmëruar padi edhe ndaj mediave që do ta transmetojnë atë këngë.

Gold AG (Arian Agushi) në këngë përmend një numër të madh të personaliteteve politike shqiptare dhe jo shqiptare në këngën e tij, kurse deri më tani ka reaguar vetëm deputetja Alma Lama./Insajderi.com