GKK sjell edicionin e tretë të çmimit “Artistët e rinj”

GKK sjell edicionin e tretë të çmimit “Artistët e rinj”

Galeria Kombëtare e Kosovës hapë ekspozitën e finalistëve të edicionit të tretë të çmimit “Artistët e rinj”, AR ’19, shkruan Insajderi.

Kjo ekspozitë është kuruar nga Zeni Ballazhi ndërsa pjesëmarrësit e sivjetmë janë: Adea Pula,  Arbnor Karaliti, Brilant Milazimi,  Dion Zeqiri,  Fidan Bejtullahu dhe Valdrin Thaqi.

Ky edicion i AR është pjesë e aktiviteteve 20/20 me rastin e njëzetvjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës.

Ceremonia e hapjes do të bëhet të enjten më 27 qershor, në orën 20:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës./ Insajderi.com

https://www.facebook.com/Galeria.Kombetare.e.Kosoves/videos/3417149228310961/?acontext=%7B%22ref%22%3A%2229%22%2C%22ref_notif_type%22%3A%22event_calendar_create%22%2C%22action_history%22%3A%22null%22%7D&notif_id=1561360339930134&notif_t=event_calendar_create