Grupi Suuns hapin sezonin e koncerteve “Lumbardhi N’behar” në kinemanë Lumbardhi

Grupi Suuns hapin sezonin e koncerteve “Lumbardhi N’behar” në kinemanë Lumbardhi

Lumbardhi n’Behar është një cikël prej katër koncertesh me të cilat hapet sezoni pranveror i muzikës së organizuar prej kinemasë Lumbardhi në Prizren.

Të katër këto koncerte që nisin prej muajit prill, sjellin në Kosovë artistë e grupe shumica prej të cilave vijnë për herë të parë në Kosovë.

Sipas Ares Shportës, drejtorit eksekutiv të Lumbardhit, ” Lumbardhi n’behar është një evolim i programit të muzikës që ka filluar vitin e kaluar. Por përderisa vitin e kaluar nuk ka qenë e ndarë në sezona, këtë vit, me qenë se do ta bëjmë revitalizimin e bashqes së Lumbardhit, që bëhet me mbështetjen e UNDP , të kinemasë së hapur në verë, sepse është siguruar më në fund mbështetja për revitalizimin e plotë të kinemasë. Prandaj menduam të bëjmë një program më ambicioz, me muzikë pak ma sfiduese se vitet e kalume.”

Ky cikel përbëhet prej katër koncerteve, që kanë me u mbajt prej muajit prill deri me 21 qershor, ku do të bëhen bashkë rreth 8 performues dhe bende nga vende të ndryshme të botës, e disa prej tyre edhe prej Kosovës.

Ky cikël koncertesh nis të dielen, me datë 7 prill, me grupin Suuns, një grup që ka një audiencë të vogël njerëzish ketu, të cilet kanë performuar në Shkup para 3 viteve, të cilët vijnë në Kosovë si pjesë e turneut evropian. Ngjajshëm me performuesit e tjerë edhe Sunns janë duke e promovuar albumin e tyre të ri. Në të njejtën natë do të performojë edhe grupi Scattered Clouds, të dyja grupe nga Montreali. Koncerti mbahet të dielen në orën nëntë.

Me 19 prill, jo shumë kohë më pas, në Lumbardh vjen performuesja Chrysta Bell, të cilën mund ta njohin adhuruesit e kult serialit “Twin Peaks”, e cila ka bashkëpunar qe një kohë të gjatë me regjisorin David Lynch, që vjen për ta promovuar albumin e ri “Feels like love”. Para saj do të performojë Blerta Kosova, e cila poashtu promovon albumin e saj “Reflections”.

Pas kësaj, me 3 maj kemi promovimin e albumit më të ri të bendit sint pop, post punk, Jakuzi. Jakuzi është një grup që vjen nga Stambolli, që bëjnë një muzikë mjaft interesante, të cilët janë duke promovuar albumin e tyre të tretë. Ata do të shoqërohen nga një DJ duo lokale të Prizrenit, Ygretmen & Karamucho.

Më pas në  Lumbardh do të fillojë punimet për revitalizimin e kinemasë së hapun, çka rezulton me një pauzë deri në qershor. Me 21 qershor mbyllet sezona me grupin Nouvelle Vague, të cilët kthehen në Kosovë pas 8 vitesh. Edhe ata vijnë në Kosovë në kuadër të turneut botëror që do ta bëjnë për 15 vjetorin e themelimit. Me datën 20 do të bëhet promovimi i filmit dokumetar që është bërë per Nouvelle Vague. Me datën 21 kur do të mbahet koncerti i tyre, ku do të performojnë disa punë origjinale të reja edhe një remaster të cover-ave të tyre të mëhershëm. Koncerti supozohet të mbahet open air nëse nuk bjen shi. Nouvelle Vague do të paraprihen nga Agona, muzikante lokale nga Prizreni, e cila është kthyer tash shpejt nga Amerika, e cila ka studiuar për muzikë jazz kompozim dhe këndim, por luan me fryma të ndryshme të muzikës nga India, Lindja e Mesme, Shqipëria e Jugut dhe rajoni. Edhe Agona i ka disa komponime të reja, e gjithashtu disa interpretime të kangëve nga këto vende. Ajo ka performuar më parë në Dokufest dhe në Jazz skenën e Prishtinës, por në Lumbardh vjen për herë të parë. Pas kësaj në Kinemaja Lumbardhi hyn në sezonin veror, për të cilën gjithashtu është duke u përgatitur një program i zgjedhur.