Hapet ekspozita e Edi Ramës në Gjermani

Hapet ekspozita e Edi Ramës në Gjermani

Dy ditë më parë, Gazeta Shqip zbuloi se kryeministri Edi Rama do të hapte një ekspozitë personale në Berlin të Gjermanisë, por ndryshe nga herët e tjera ku kishte ekspozuar piktura, shefi i qeverisë shqiptare do të ekspozonte aty skulptura.

Projekti që përfshin skulpturat është quajtur “Work” (Puna) e tij personale, që sot janë ekspozuar në galerinë Carlier/Gebauer në Berlin.

Duke filluar nga sot, ekspozita e Ramës do të qëndrojë e hapur për rreth dy muaj në Berlin, deri më 9 mars.

E njohur si një nga galeritë më bashkëkohore, Carlier/Gebauer ka zgjedhur artistin/ kryeministër shqiptar, për të hapur siparin e aktiviteve për vitin 2019-të./ Insajderi.com