
Sot në Bibliotekën Kombëtare e Kosovës hapet një ekspozitë e re, “Zëra të Kosovës në Manchester”, e cila dokumenton përjetimet e kosovarëve në rajon që nga viti 1999.
Në kuadër të kësaj ekspozite do të theksohen rrëfime personale përmes tregimeve gojore dhe portretizimit.
Ekspozita mundëson dëgjimin e rrëfimeve të burrave, grave dhe fëmijëve që u detyruan të largoheshin si pasojë e spastrimit etnik në Kosovë. /Insajderi.com