Hapet festivali i parë ndërkombëtar i prozës “Fiction Fest”

Hapet festivali i parë ndërkombëtar i prozës “Fiction Fest”

Mbrëmja në Prishtinë ishte më ndryshe se netëve të tjera. Sonte kryeqytetit ju shtua edhe një festival. Një festival që vendit i kishte munguar.

Fiction Fest, është festivali i parë ndërkombëtar i prozës që sonte vazhdoi të jetësohet në vend. Festival ky që përmes tij pritet të dëgjohen proza të ndryshme të shkrimtarëve vendor e ndërkombëtar. E në natën e parë të këtij festivali disa shkrimtarë të vendit lexuan prozat e tyre.

Mirëpo këtë festival që e nderoi më së shumti me pranim e tij ishte shkrimtari dhe akademiku, Rexhep Qosja.

Organizatorja e këtij festivali Saranda Buzhala tregoi se cilat janë synimet e këtij festivali dhe çka e bënë të veçantë këtë festival, shkruan Insajderi.

“Festivali synon që të krijojmë lidhje me shkrimtarët tanë dhe te huajë ajo çka e bënë të veçantë këtë festival është se ky festival mbahet për herë të parë në vend”, ka thënë Buzhala.

Ndërsa shkrimtari i njohur, Rexhep Qosja tha se është shumë i lumtur për hapjen e këtij festivali të parë të prozës në vend.

Qosja po ashtu shtoi se ne jemi mësuar të shohim festivale të ndryshme por jo të prozës, ndërtjera tha se në Kosovë dhe Shqipëri më shumë ka shkrimtarë se lexues.

“Ne jemi mësuar të shohim festivale te artit,muzikës, muzikës argëtuese jo të muzikës serioze por jo festival të prozës. Unë besoj por besoni edhe ju se organizatorët e këtij festivali dëshirojnë të promovijnë sa më shumë prozën. Në këtë kohë kemi më shumë shkrimtarë sesa lexues Kosovë dhe Shqipëri. Organizatorët e këtij festivali kanë dashur t’u thonë institucioneve të vendit të bëjnë çka nuk është bërë deri më tani sepse po e shpërfillin krijimtarinë letrare. Urojë që ky mesazh të dëgjohet dhe të mendohet, urojë që prozatorët vendor dhe ndërkombëtar të japin mesazhin e tyre”, ka thënë Qosja.

Në natën e parë të këtij festivali publiku dëgjoi prozat e shkrimtarit nga Serbia, Serdan Tesheni, shkrimtares nga Kosova, Donika Dabisheci, shkrimtarit nga Mali i Zi, Stefan Bozhkoviq dhe Viljan Graqi nga Shqipëria.

“Fiction Fest” do të mbahet edhe nesër ku shkrimtari dhe akademiku, Rexhep Qosja pritet të lexoj disa nga shkrimet e tij. /Insajderi.com