
Galeria e Ministrisë së Kulturës hap Programin Artistik të vitit 2019 për të gjithë artistët vendas dhe dhe të jashtëm që duan të hapin ekspozita personale apo kolektive. Të drejtë konkurrimi kanë krijuesit nga fusha e pikturës, skulpturës, dizajnit grafik, instalacionit, fotografisë, grafikës, videos, performancës dhe arkitekturës.
Konkursi do të zgjasë deri më 9 nëntor 2018. Pas përmbylljes së konkursit, Ministri i Kulturës emëron Komisionin Artistik i cili shqyrton materialet konkuruese dhe vendos për repertorin e GMK-së për vitin 2019.
Të gjithë të interesuarit sa i takon kritereve të aplikimit, konkursin mund ta gjejnë të publikuar në shtypin ditor më 01.10.2018, në faqen e Galerisë në Facebook, si dhe në web faqen e Ministrisë së Kulturës, https://mkrs-ks.org, ku po ashtu është i publikuar edhe formulari i aplikimit.