Hapet Panairi i Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore

Hapet Panairi i Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore

Sot në sheshin “Adem Jashari” pranë Komunës së Prishtinës hapet Panairi i Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore.

Hapja zyrtare e këtij panairi do të bëhet në orën 11:00, ku fillimisht do të ketë fjalë përshëndetëse nga organizatorët dhe përfaqësues të lartë të institucioneve në Kosovë.

Në këtë panair do të ketë edhe punëtori profesionale me temë nga motivet artizanale në produkte moderne.

Gjithashtu do të mbahet ora e Artit dhe Punëdores me fëmijë të vegjël.

Ndërsa është organizuar edhe një vizitë në Muzeun Etnologjik.

Po ashtu, do të ketë një program të shkurtër kulturor të Ansamblit Prishtina.

Ky projekt financohet Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes Programit të Bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë- Maqedonia e Veriut 2014-2020 dhe implementohet nga OJQ National Council for Gender Equality në Maqedoninë e Veriut dhe OJQ Dera e Hapur në Kosovë.