Hapet panairi i librit në Ferizaj

Hapet panairi i librit në Ferizaj

Sot në sheshin qendror të Ferizajt hapet edicioni i parë i panairit të librit i cili do të qëndrojë i hapur për të gjithë pasionantët e librit deri të dielën.

Ky aktivitet që vjen me organizim të e Klubit Letrar “De Rada” dhe mbështetjes nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Komuna e Ferizajt, mëton të jetë tradicional.

Organizatorët e kësaj ngjarje thanë se janë të gjitha përgatitjet, ndërsa paralajmërojnë ulje çmimesh për libra të llojllojshëm, tituj të rinj, botime nga më të ndryshmet e aktivitete përcjellëse artistike.

Ata po presin interesim të madh në këtë panair, jo vetëm nga Ferizaj, por edhe qendrat e tjera