Haradinaj premton vëmendje të shtuar për baletin

Haradinaj premton vëmendje të shtuar për baletin

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur dje anëtarë të Bordit Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës, me të cilët ka biseduar për mundësitë e mëtejmë të ngritjes së këtij arti.

“Baleti Kombëtar i Kosovës është pjesë e identitetit tonë kulturor dhe në historinë e tij gjysmëshekullore ka arritur suksese impresive edhe në arenën ndërkombëtare. Me përfaqësuesit e Bordit Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës, biseduam për mundësitë e ngritjes së mëtejme të këtij arti, si një nga parametrat e vlefshëm të Kosovës në botë. Qeveria e vendit do t’i kushtojë vëmendjen e merituar këtij institucioni, që baleti ynë të vazhdojë punën e tij sipas dinamikave të parapara”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.