Festivali “Hardh Fest” i cili sivjet feston 5-vjetorin e tij, ka paraqitur sloganin “Një got’ për mot!”, shkruan Insajderi.
Ky festival i cili nis më 16 dhe përfundon më 18 gusht, do të sjellë emra të ndryshëm të muzikës e po ashtu do të paraqiten pije të ndryshme për të cilën edhe është i thirrur ai.
“Në këtë 5-vjetor, është koha që të ngremë të gjithë një dolli, si shenjë falënderimi për të gjithë ata që besuan në këtë ide, që sot është e njohur ndërkombëtarisht. Është koha të ngremë një gotë vere lart e të festojmë për shume mot, dashuri e shëndet. Të festojmë nga e ardhmja e të falënderojmë të kaluarën dhe të tashmen, për një edicion të ri, që do të jetë i paharruar, e cili do të mbahet në datat 16, 17, 18 gusht”, thuhet në njoftimin e bërë për media./ Insajderi.com