
Kolektivi Haveit në shenjë proteste për ditën e 8 Marsit, ka postuar një video performancë, përmes të cilës kërkon drejtësi për viktimat e dhunës, ku drejtësia ka dështuar.
Sipas Hana Qenës, një nga katër artistet e kolektivit Haveit, emrat e përmendur në tekst janë të vrasësve ose të dyshuarve për vdekjet e grave që janë përmendur.” Janë emrat që i kemi parë nëpër gazeta dhe dyshohen për vrasje, disa prej të cilëve nuk janë arrestuar fare, tregon Hana.”
“Kemi vendosur ta publikojmë për 8 Mars, pasi në këtë datë ne bëjmë një video / performancë që lidhet me gratë dhe ditën e tyre.”
Ndërsa lidhur me emrin e kësaj performance ajo tregon që “The red thin line” është linja telefonike që mungon në Kosovë, e viktimat e dhunës nuk kanë ku të thërrasin për të kërkuar ndihmë.
DREJTESI PER DIANEN, ZEJNEPEN, DONJETEN, ANTIGONEN, DAFINEN…PER TE GJITHA GRATE E VRARA!
.. tri ditë pasi u martua!
Të shpallur të pafajshëm Hilmi Zekën!
Astrit Dibra
Në kokën e saj!
Ishte gjetur e shtrirë në shtratin e dhomës pa shenja jete!
Rruga i ishte ndërprerë nga ish bashkëshorti… Adnan Jashari!
…të vrarë në bjeshkët e Strellcit!
Naser Pajaziti
Mallkue ju koftë, o Zot!
Nga dëmtimi i mushkrisë së majtë, mëlçisë, shpretkës, majës së zemrës!
Gjegjësisht babait të tyre Nebi Berishës…