Himni i Kosovës sot mbush 11 vite – A e dini se ai ka edhe tekst?

Himni i Kosovës sot mbush 11 vite – A e dini se ai ka edhe tekst?

Himni shtetëror i Republikës së Kosovës sot mbush 11 vjet nga miratimi në Kuvendin e shtetit të ri, që kishte shpallur pavarësinë disa muaj më parë, në 17 shkurtin historik të vitit 2008.

Propozimi me shifrën “Europa” u miratua në 11 qershor 2008 në një seancë të veçantë të Kuvendit 120 anëtarësh si Himn shtetëror i Republikës së Kosovës, me 72 vota për, 15 kundër dhe 5 abstenime.

Jemi mësuar t’i dëgjojmë vetëm tingujt e Himnit të Kosovës, mirëpo a e keni ditur se ekziston edhe teksti, i cili nuk përdoret në asnjë ngjarje të vendit, por as jashtë vendit, shkruan Insajderi.

Në fakt kur ishte propozuar melodia nga autori Mendi Mengjiqi, kënga e shtetit i kishte pasur edhe vargjet e shkruara.

Për shkak të restrikcioneve nga pakoja e Ahtisaarit, komisioni përzgjedhës ishte detyruar që të heq tekstin.

Himni i Kosovës, titullohet “Evropa”.

Lexoni dhe dëgjojeni tekstin e himnit të Kosovës.

O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë
N’ty shqipet fluturojnë
Dhe yjet ndriçojnë
Vendi i të parëve tonë

Ti qofsh bekue për jetë e mot
O nënë e jonë
Ne të dalim zot

O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë.