no smoking

Hiqni dorë nga duhani! Këto këshilla ju vijnë në ndihmë

Hiqni dorë nga duhani! Këto këshilla ju vijnë në ndihmë

Nëse doni të hiqni dorë nga pirja, mund të bëni ndryshime të vogla në stilin e jetës tuaj që mund t’ju ndihmojnë t’i rezistoni tundimit për ta ndezur.

Mendo pozitivisht

Ju mund të keni provuar të hiqni dorë nga pirja e duhanit më parë dhe të mos e keni menaxhuar atë, por mos lejoni që kjo t’ju demoralizojë.

Shikoni gjërat që përvoja juaj ju ka mësuar dhe mendoni se si duhet të veproni këtë herë.

Bëni një plan për të lënë duhanin

Bëniji vetes një premtim, caktoni një datë dhe respektoni atë. Mos mendo as ‘po ngrejë një tym’ vetë këtë herë.

Kurdo që të gjendeni në vështirësi, thuajini vetes: “I premtova vetes, as edhe një tym”, dhe mendo këtë derisa dëshira të të kaloj.

Rishikoni dietën tuaj

Një cigare pas buke tingëllon shumë joshëse, apo jo? Një studim amerikan zbuloi se disa ushqime, përfshirë mishin, i bëjnë cigaret më të kënaqshme.

Ushqimet tjera, përfshirë djathin, frutat dhe perimet, e bëjnë cigaren të shijojë tmerrshëm. Pra, ndërroni biftekun ose burgerin tuaj të zakonshëm me këto ushqime.

Ju gjithashtu duhet të ndryshoni rutinën tuaj të pas ngrënies. Të ngrihesh dhe të lash enët menjëherë pas bukës ose të bësh diçka tjetër, ju ndihmon të largoni mendjen nga cigarja.

Ndryshoni pijen tuaj

I njëjti studim amerikan si më lart hulumtoi edhe pijet. Pijet si, alkooli, kola, çaji dhe kafja, të gjitha bëjnë që cigaret të shijojnë më mirë.

Kështu që kur të jeni jashtë, pini më shumë ujë dhe lëng. Disa njerëz e shohin që ndryshimi i pijeve të tyre (për shembull, kalimi nga vera në një vodka me lëng portokalli) ndikon në dëshirën e tyre të ndezi një cigare.

Identifikoni rastet kur cigarja ju pihet më së shumti

Një lakmi mund të zgjasë 5 minuta. Para se t’i dorëzoheni tundimit, bëni një listë me strategji 5-minutëshe.

Për shembull, ju mund të dilni nga festa për një minutë, të vallëzoni ose të shkoni në bar për të marrë ujë.

Dhe mendoni për këtë: kombinimi i pirjes së duhanit dhe pirjes ngre rrezikun për kancer në gojë deri në 38 herë.

Gjeni shokë jo-duhanpirës

Nganjëherë është shoqëria duhanpirëse ajo që ju nxit të ndizni edhe ju një cigare. Kështu, përfshijeni veten në një shoqëri ku nuk konsumohet duhani. /Insajderi.com