Si një guidë turistike i specializuar në vdekjet e famshme në Hollivud, Scott Michaels, është i vetëdijshëm për magjepsjen e Amerikës me anën e errët të Tinseltoun.
“Është me të vërtetë e paprecedentë. Unë bëj ture shtesë, dy apo tre ture shtesë në javë. Gjithë kjo vëmendje, është një çmenduri”, tha dikush.
Majkëll i shoqëron klientët e tij në Cielo Drive, rrugën mbi Beverly Hills, ku bashkëshortja e regjisorit Roman Polanski, Tate, tetë muajshe e gjysmë shtatzënë, u ther për vdekje në orët e para të 9 gushtit 1969.
Një nga këta klientë, vitin e shkuar, ishte regjisori Quentin Tarantino, që po bënte kërkime për filmin e tij tashmë në kinema Once upon a time in Hollywood, që i ka vrasjet në background. Rasti pati terrorizuar Hollivudin dhe pushtoi faqet e para të gazetave në të gjithë botën.
“Sharoni ishte shumë e bukur…ajo u bë në një lloj simboli i të mirës ndërsa Manson ishte e kundërta”, tha një tjetër.
Manson vdiq në një burg kalifornian në 2017 por detajet e vrasjeve që ai urdhëroi bëjnë ende jehonë. Tate, 26 vjeç, u lut për jetën e fëmijës së saj të palindur, ndërsa u ther për vdekje nga ndjekësit e Manson, katër prej të cilëve hynë në shtëpinë e saj.
Polanski ndodhej në Evropë, por katër persona të tjerë që ndodheshin në shtëpi, u masakruan po ashtu.