“Homemade” – Antologji filmash që tentojnë të shpalosin përvojën e pandemisë e izolimit

“Homemade” – Antologji filmash që tentojnë të shpalosin përvojën e pandemisë e izolimit

Gjatë pandemisë, filma të ndryshëm artistikë u bënë prej më të kërkuarve në Netflix. Regjisori Pablo Larrain nga Kili, vëllai i tij Juan de Dios Larrain dhe producenti italian Lorenzo Mielin ftuan edhe 17 regjisorë nga mbarë bota për të bashkëpunuar në një antologji filmash që trajton temën e pandemisë dhe izolimit, raporton Guardian, njofton Insajderi.

Shumica prej këtyre regjisorëve i kanë realizuar këta filma përmes telefonave të tyre, me video me kualitet të dobët, realizimi i të cilave bëhet brenda katër mureve të shtëpisë, çka ndikon që përjetimi i tyre personal të vijë besueshëm te audienca. Situata tejet njerëzore, herë prekëse e herë argëtuese vijnë prej regjisorit Sebastian Schipper, filmi i të cilit është bërë në stilin e performacave të aplikacionit TikTok.

Një çift i ndarë prej kohësh detyrohet të jetojë prapë bashkë si pasojë e pandemisë, është tema që trajton Rungano Nyoni, përderisa Paolo Sorrentino, në dhomën e tij imagjinon një histori dashurie mes dy personazheve që grinden për preferencat e tyre për seriale Netflix-i.

Regjisorët e tjerë i kanë realizuar filmat me kamera profesionale, dronë e postproduksione në largësi, mirëpo duke i qëndruar besnik stilit të filmbërjes nga karantina. Disa prej këtyre në vend të aktorëve profesionist kanë përdorur fëmijët e tyre, duke na sjellë skena intime të këtij përjetimi, që është i ngjashëm me lojërat e fëmijërisë së këtyre regjisorëve./Insajderi.com