“Abstenoj”

“Hoti u emërua në tavolinë – s’ka fuqi politike”

Donika Kadaj-Bujupi nuk e ka votuar Qeverinë e Avdullah Hotit, pjesë e secilës është edhe partia e saj. Ajo thotë se nuk e ka ndërmend të largohet nga AAK-ja, por as nuk është pishman për votën që (nuk) e dha.

“Hoti u emërua në tavolinë – s’ka fuqi politike”

Kam abstenuar për Qeverinë Hoti sepse nuk besoj se kjo qeveri ka fuqi politike, ka thënë deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, njofton Insajderi.

Kadaj-Bujupi, e ftuar në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, tha se “Avdullah Hoti është emëruar në tavolinë”, prandaj qeveria e tij është e pafuqishme dhe nuk mund të çojë përpara proceset për të cilat është formuar.

Abstenimi i Kadaj-Bujupit nënkupton se ajo nuk ia dha besimin as ministrave që vinin nga partia e saj, meqë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bë pjesë e koalicionit qeverisës për të formuar qeverinë bashkë me Lidhjen Demokratike, Nismën për Kosovën dhe Aleancën Kosova e re.

“Unë kam qenë kundër ende pa dalë emrat e ministrave, e kam konfirmuar në grup parlamentar që do të abstenoj”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi.

Vota e Kadaj-Bujupi është nënkuptuar si votë proteste meqë partia e saj nuk e emëroi ministre, por deputetja ka mohuar se kjo ishte arsyeja e atij abstenimi.

“Nuk kam kërkuar pozita ekzekutive. Pra, nuk kam lypë pozita ekzekutive”, pohoi ajo.

Por, a nënkupton kjo votë edhe largim të Kadaj-Bujupit nga AAK? Jo medoemos, përkundrazi.

“Absolut jo. Do të vazhdoj angazhimin tim edhe kur mendoj edhe kur votoj ndryshe, sepse unë besoj që në AAK eksiton një gjeneratë e re e cila më ka përkrahur”, tha Kadaj-Bujupi./Insajderi.com