“How to Lose a Guy in 10 Days” do të shndërrohet në serial

“How to Lose a Guy in 10 Days” do të shndërrohet në serial

Një prej komedive më të popullarizuara romantike, “How to Lose a Guy in 10 Days”, së shpejti do të shndërrohet në një serial televiziv.

Serialin e bazuar në filmin e vitit 2003 me Kate Hudson dhe Matthew McConaughey në rolet kryesore, e zhvillon platforma e re ‘streaming’, Quibi, ndërsa skenarin do ta shkruajë Guy Branum.

“Quibi dhe Paramount janë pajtuar që të më lejojnë ta shkruaj ‘How to Lose a Guy in 10 Days’”, ka shkruar Branum në Twitter.

Nuk dihet shumë në lidhje me ekipin e aktorëve, por nuk përjashtohet mundësia që Hudson të paraqitet sërish në rolin e Andie Anderson, ndërsa McConaughey në rolin e Benjamin Barry.

Kujtojmë që ngjarja e komedisë së vitit 2003 lidhet rreth Barrit, një drejtor ekzekutiv i një kompanie marketingu, i cili vë bast me shefin e tij se mund ta detyrojë një femër të dashurohet në të brenda dhjetë ditësh.

Në të njëjtën kohë, gazetarja Andie Anderson shkruan një artikull se si të ndahesh nga një djalë brenda dhjetë ditësh.