Hulumtim: Dëshmi rrëqethëse – lidhjet e Rusisë me tregun financiar të Kosovës

Hulumtim: Dëshmi rrëqethëse – lidhjet e Rusisë me tregun financiar të Kosovës

Një hulumtim i gjer i Insajderit, zbulon lidhjet e fuqishme të disa institucioneve financiare të Rusisë, politikanëve dhe oligarkëve rusë me tregun financiar në Kosovë.

Në këtë hulumtim të Insajderit, zbulohen se si shteti armik i Kosovës – Rusia, ka arritur të depërtojë në Kosovë duke ushtruar ndikim të jashtëzakonshëm në popullatën e varfër të Kosovës. Insajderi, ka siguruar dokumente, dëshmi, transaksione dhe raporte të shërbimeve sekrete mike të Kosovës, të cilat dëshmojnë se si këto organizata financiare, përfshirë IuteCredit, Monego dhe Mogo, kanë operuar në Kosovë, jo për interesa ekonomike, por kryekëput politike.

Hulumtimi ka dëshmuar se si pronari i Mintos, Aigars Kesenfelds, i cili ka në kontroll një rrjet të gjerë kompanish të lidhura me Rusinë, Qipron, e Panamanë, është i lidhur me shërbimin sekret rus. Ky hulumtim, dëshmon për rrezikun që i është kanosur Kosovës nga kjo veprimtari.

Në hulumtim do të zbuloni për strategjinë e këtyre kompanive për të blerë media, të cilat do t’u shërbenin atyre. Ideatori dhe realizuesi i kësaj skeme të quajtur “propaganda e zezë”, është Andrey Suzdaltserv, nga kompania Moor Sp Invesment.

Pjesa e parë e këtij hulumtimi botohet të mërkurën.