220 mijë euro janë shpenzuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), për udhëtimin 3 ditorë e pjesëmarrje në Bienalen e Venecias, shkruan Insajderi.
Plotë 31 zyrtarë të kësaj ministrie kanë udhëtuar për në edicionin e 58-të të Bienales së Venecias, ku Kosova ka marrë pjesë me veprën “Family Album” të artistit Alban Muja.
Kësaj radhe ‘gardianë’ të artistit që përfaqësoi Kosovën, ishin që nga ministri i MKRS-së e deri te zyrtari i sigurimit të tij dhe zyrtarja e personelit.
Insajderi, ka siguruar të plotë, listën e personave që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, ndërsa më poshtë po sjellim të listuar një e nga një këta pjesëmarrës që shfrytëzuan paranë publike:
Nga kabineti i Ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporti, në Bienale kanë marrë pjesë:
Kujtim Gashi – Ministër
Samir Hoxha- Shefi i Kabinetit
Frederika Morina – Këshilltare e Ministrit
Saranda Xhuraj – Zyrtare e Larte e Protokollit
Edona Spahiu – Asistente Ekzekutive e Ministrit
Granit Shosha – Zyrtar medial
Gëzim Gashi – Asistent i Ministrit
Ylber Kryeziu – Zyrtar Sigurimi i Ministrit
Ministri Gashi dhe shefi i kabinetit të tij Samir Hoxha, kanë marrë edhe bashkëshortet në këtë udhëtim. Mirëpo, nga MKRS, për Insajderin kanë sqaruar se bashkëshortet e tyre, kanë udhëtuar me shpenzime vetanake.
“Sa u përket bashkëshorteve të zyrtareve, të gjithë kanë udhëtuar me shpenzime vetanake, pa përjashtim”, thuhet në përgjigjen e tyre për Insajderin.
Nga MKRS kanë marrë pjesë:
Feim Hoxha – U.D. Drejtor i Departamentit te Kulturës
Brikena Mulliqi – Drejtoreshe DIEKP-së
Genta Kryeziu – Zyrtare e Personelit
Dhurata Ramosaj – Koordinatore e Galerisë së Ministrisë së Kulturës
Drilona Belallari – Zyrtare Ligjore në QKK
Nga Galeria Kombëtare e Kosovës (GKK) kanë marrë pjesë:
Arjeta Miftari – Anëtare e Këshillit Drejtues në GKK
Lorik Sylejmani – Anëtar i Këshillit Drejtues
Malbore Krajku – Anëtare e Këshillit Drejtues
Taulant Balaj – Sekretar i Këshillit Drejtues
Naim Spahiu – Koordinator i ekspozitave
Lirije Buliqi – Zyrtare e Lartë Administrative
Mexhide Maxhuni – Zyrtare e financave
Ekipi i Bienales së Venedikut:
Arta Agani – Komisionere
Engjell Berisha – Asistent Komisioner
Alban Muja – Artisti përfaqësues
Vincent Honore – Kuratori i Bienales
Anya Harrison – Asistent Kurator
Arlinda Hajrullahu – Koordinatore për medie & PR
Khuroum Ali Bukhari – PR ndërkombëtar
Jeta Dobranja – Dizajnere
Ilir Gorani – Ing. i zërit dhe videos
Arben Llapashtica – Fotograf
Liridon Metushi – Editues i videos
Sipas përgjigjes së Ministrisë së Kulturës për Gazetën Insajderi, të gjithë këta zyrtarë të MKRS-së dhe GKK-së kanë qenë të përfshirë në mënyra të ndryshme në mbarëvajtjen e procesit të përgatitjes dhe të finalizimit të pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut.
Ndërsa ata kanë lënë të hapur mundësinë që do të ketë edhe pagesa tjera, pasi që, në përgjigjen e tyre thuhet:
“Shuma totale e pagesave të realizuara deri më tani nga MKRS për pjesëmarrje në Bienale është rreth 220 000 €, përfshirë këtu edhe pagesën e qirasë së Pavijonit të Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut. Ndërsa, mëditjet dhe shpenzimet tjera janë paguar konform rregulloreve në fuqi”, thuhet në përgjigjen e tyre për Insajderin.
Mirëpo, ata nuk kanë treguar saktë, se çfarë kanë bërë këta pjesëmarrës në Bienalen e Venedikut.
Pas publikimit të artikullit Liridon Metushi-editues i videos edhe Jeta Dobranja-dizajnere, kanë deklaruar se nuk kanë udhëtuar në Venedik ani pse ministria i ka futur në listën e personave që kanë qenë të pranishëm gjatë hapjes së Pavionit të Kosovës në Venedik.
Për këtë rast, Gazeta Insajderi, do të vazhdojë të ju sjellë informata të detajuara se çfarë punë kanë kryer të gjithë këta zyrtarë në Venedik./ Insajderi.com