Insajderi ka mësuar se aktakuzën e ka ngritur prokurori i EULEX-it, Danilo Cecarella. Ai ngarkon 23 persona për këtë rast që lidhet me tjetërsimin e pronave të shtetit. Mes të akuzuarve ka zyrtarë të lartë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, gjyqtarë të Gjykatës Komunale të Prishtinës, biznesmenë, e zyrtarë komunalë.
Stërnipi i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina, do të dalë para drejtësisë vetë i 23-ti.
Grupi “i organizuar kriminal” akuzohet për vepra penale të krimit të organizuar, shpëlarje parash, nxjerrje të vendimeve të paligjshme gjyqësore, shpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve dhe grabitje.
Insajderi ka mësuar se aktakuzën e ka ngritur prokurori i EULEX-it, Danilo Cecarella. Ai ngarkon 23 persona për këtë rast që lidhet me tjetërsimin e pronave të shtetit. Mes të akuzuarve ka zyrtarë të lartë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, gjyqtarë të Gjykatës Komunale të Prishtinës, biznesmenë, e zyrtarë komunalë.
Pos Mehmet Prishtinës, mes të akuzuarve janë edhe ish-gjyqtarja e Gjykatës Komunale të Prishtinës, Naxharije Hoti, biznesmenët Dukagjin Emërllahu, zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Bahrije Uka, Gani Ademi e Reshat Fetahu.
Prokuroria ka njoftuar gjatë ditës për këtë aktakuzë, por nuk ka dhënë detaje.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 23 pandehurve”, thuhet në komunikatë.
“Aktakuza përfshinë 29 pika të veprave penale, duke përfshirë krimin e organizuar, pastrimin e parave, lëshimin e vendimeve gjyqësore të paligjshme, shpërdorimin e pozitës zyrtare, falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe grabitjen”.
Biznesmeni Mehmet Prishtina ka konfirmuar ngritjen e aktakuzës.
“Po është e vërtetë. Unë kam blerë një pronë dhe me kanë futur në hetime”, ka thënë ai për Insajderin.
Prishtina, ka nisur ndërtimin e një fshati në dalje Çagllavicë në një hapësirë prej 36 hektarësh. Prona ka qenë shoqërore, por është tjetërsuar me anë të veprimeve të paligjshme.
Mehmet Prishtina pretendon se është trashëgimtar i heroit Hasan Prishtina. Por, ai kontestohet nga të afërm të Hasan Prishtinës në Polac të Skenderajt./Insajderi.com