fbpx

“Curri” tjetër, mafiozi shqiptar me famë ndërkombëtare

Një profil tjetër i Ismet Osmanit-Currit të arrestuar për fajde është transmetuar në dokumentarin e InDoks “Mafiozi Shqiptar”. Në këtë hulumtim do tëprezantohet një anë tjetër e panjohur e “Currit”. Me lidhjet e tij me botën e krimit e biznesit

“Curri” tjetër, mafiozi shqiptar me famë ndërkombëtare

InDoks edhe më herët kishte raportuar për këtë figurë të botës së biznesit e i dyshuar edhe si mafioz, por në dokumentarin e publikuar javë më parë është sjell parap publikut një profil krejt tjetër të tij. Me të gjitha lidhjet që i ka me botën e krimit. Me botën e politikës. Spiunazhit ndërkombëtarë. Është një histori e madhe që sillet rreth një grupi të vogël, por të fuqishëm njerëzish.

Pronari i disa bastoreve dhe kazinove, në Brno të Çekisë, Ismet Osmani, i njohur me nofkën “Curri” nga Mitrovica, biznesmeni Rrahim Hashimi dhe tre të tjerë ishin arrestuar të hënën e kaluar  nga Policia e Kosovës, me dyshimin se kanë kryer vepra penale të fajdesë dhe atë të detyrimit.

Bashkë me të janë arrestuar edhe disa persona të tjerë. Rasti deri tash ka prekur deri te krerët e shtetit. Bastore, detyrim, fajde. Sekserë e matrapazë. Biznes e krim. Këto janë pak a shumë fjalët e krejt kësaj historie që sillen rreth “Currit”, deri tash i konsideruar i paprekshëm

Ismet Osmanin e njohin më shumë si Curri. Ai nuk e ka ndonjë të metë në trup për ta bartur këtë pseudonim. Siç është e mistershme figura e tij , i mistershëm është edhe “Curri”. Por, një hetim i kryer nga Prokurori ArmendHamiti ka filluar ta zbardh nga pak misterin “Curri”. Ky operacion kundër “Currit” çoi në pranga edhe Rrahim Hashimin, Ilir Bojkun, Mentor Maqanin e AdilThaqin.

Emri i Ismet Osmanit si i dyshuar për mafioz nuk u bë i njohur fillimisht në Kosovë. E bënë disa gazetarë në Çeki, ku “Curri” kishte operuar dhe jetuar, për një kohë.

PavlaHolcova, njëra nga gazetaret që e bëri hulumtimin mbi rrjetin e mafiozëve që po operonin në republikën Çeke, ka treguar për InDoks se kush ua tërhoqi vëmendjen për figurën e “Currit”.

FOTO/Gazetarja çeke, Pavla Holcova

Informatat e inteligjencës ishin veç pikënisje. Por ata shkuan edhe më thellë duke gërmuar për bizneset e tij.

“Kemi shkuar për ta shikuar biznesin e tij  aktualisht në shtëpinë e tij ai ishte  duke e ndarë me dy njerëz, ku njëri prej tyre tani më ishte duke u hetuar  nga polica çeke për trafikim” , ka thënë Holcova për InDoks.

Raporti hulumtues i publikuar nga OCCRP-ja, ku autor ishte edhe PavlaHolcova ishte titulluar “Ngritja e krimit të organizuar nga Ballkani në Pragë”. Sipas këtij hetimi janë së paku gjashtë figura të rëndësishme kriminale të Ballkanit dhe grupet e tyre operojnë në Republikën Çeke, veçanërisht në Pragë. Aty përfshihen grupi i Darko Shariç, AndrijaDrashkoviç, MilanNarançiç, familja e Qazim Osmanit, grupi i BorislavPlavshiqit dhe klani i Ismet Osmanit-Currit.

Në këtë hetim raporti i OCCRP bën lidhjen në mes të Osmanit dhe një rrjetit të madh kazinosh në Austri. Sipas gjetjeve të gazetarëve çek “Curri” e kishte hapur në shtetin çek një kompani me mërin “Dafina” në Brno. Kjo kompani dukej jo-aktive, por në vitin 2014 u rishfaq në radar kur “Curri” ia shiti pjesën më të madhe të saj NikolaKuzhninit. “Curri” dhe Kuzhnini jetonin atë kohë në një shtëpi luksoze në Bërno. Ata e ndanin atë adresë me PjeterNikollaj , i cili ishte nënkryetar i bordit drejtues të “ParadiseCasino Admiral” – një rrjet prej 20 kazinosh që i përkasin grupit Novomatic me bazë austriake.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni dokumentarin e plotë

InDoks kishte arritur që ta takonte Ismet Osmanin derisa po realizohej dokumentari “Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë”. Ai nuk kishte pranuar që të intervistohej. Por, një gjë të tillë nuk arritën që ta bënin gazetarët çek.

 “Jo nuk e kam takuar, sepse kur isha duke shkuar në shtëpinë e tij supozohet që po largohej  nuk ishte askush në shtëpi  dhe nuk e kam takuar atë. Jam munduar të kontaktoj i kam lënë ca mesazhe në email, por ai nuk iu është  përgjigjur asnjëherë sepse kishte qenë aty  në Brno në Republikën Çeke, ka shtuar gazetarja Holcova.

Curri me gjithë se e zhvendosi aktivitetin në Kosovë, a e kishte lënë ai Çekinë si vend biznesi për të e grupin e tij?

 “Jo  biznesi i tij është kryesisht jo aktiv,  raporti i tyre i fundit financiar në regjistrim është në vitin  2014, kur ai ka shitur shumicën e aksioneve 51 % të kompanisë tek  një njeri tjetër, por  nuk duket që kompania është aktive më në Republikën Çeke”, vazhdon gazetarja çeke.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni dokumentarin e plotë

Megjithatë gazetarëve çek ai u kthye në radar disa javë para se të arrestohej në Kosovë.

Në shtetin çek gazetarët e shikuan aktivitetin e Currit, por thonë që nuk gjetën lidhje me politikanë të fuqishëm, diçka që në Kosovë është krejt ndryshe.

 “Deri më tani nuk kam gjetur ndonjë lidhje politike, nuk mundem të  them se nuk ka  , mundet  me pas  me tepër me politiken regjionale sesa me vetë qeverinë”, ka shtuar  Holova.

Për dallim nga Çekia, Curri ka lidhje me politikanët kosovar. Fotoja e publikuar  e shfaq atë të buzëqeshur në mes të Kadri Veselit e Sami Lushtakut, dy figura kyçe të UÇK-së dhe PDK-së tash. Veseli kohën e fundit ka mbajtur një konferencë për shtyp që ndërlidhte me rastin e “Currit”, por nuk e ka komentuar këtë fotografi. InDoks ka kërkuar përgjigje edhe nga kabineti i tij, por askush nuk ka pranuar që ta komentojë raportin mes  Veselit dhe Currit, dhe as vetë fotografinë.

 

FOTO/ Ismet Osmani-Curri, Sami Lushtaku, Kadri Veseli, Halit Sahitaj

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni dokumentarin e plotë

Insajderi ka sjellë të plota këto dyshime të prokurorisë dhe kërkesën për paraburgim kundër këtyre të pandehurve në një dokument.

Sami Lushtaku në anën tjetër kohë më parë i pati thënë InDoks-it se kishte ndërmjetësuar në pajtimin e grupit të “Currit” dhe Arben Bashotës, kur ata po përplaseshin në mes vete për një tokë të vlefshme 20 milionë euro. Historia kriminale e këtij konflikti e plotë është transmetuar në dokumentarin “beteja mafioze për tokën e shtrenjtë”.

Bëhet fjalë për një hise të madhe toke në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë për të cilën ka afro një dekadë e gjysmë që përplasen disa grupe për ta marrë nën kontroll. Janë mbi 10 hektarë për të cilët që nga viti 2004 ka pasur fjalosje, zënka, gjuajtje me armë, dhjetëra të plagosur. Ka pasur kërcënime e shantazhe. Falsifikime e aktakuza.

Edhe djali i Currit ka probleme me policinë e shtetit. Armir Osmani, djali i Ismet Osmanit, është plagosur me armë zjarri në fillim të këtij viti, pas një përleshje mes dy grupeve në Prishtinë. Insajderi merr vesh se ai është arratisur, ndërsa Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar se ende nuk kanë mund të marrin deklaratë nga Osmani i cili në këtë rast është cilësuar si palë e dëmtuar.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni dokumentarin e plotë

Në shkurt të këtij viti, djali i mafiozit Ismet Osmani i njohur si Curri, që është arrestuar të hënën për rastin e fajdeve, është përfshirë në një përleshje me armë zjarri.

FOTO/Armir Osmani, Ismet Osmani