Dosja e Shefave V: Buja cakton dostat në Universitetin e Pejës, Grabovci në Bordin e KEK-ut (p2)

Ramë Buja kishte arritur që njerëz të lidhur me interesa të PDK-së, t’i caktonte në Bordin e Universitetit, “Haxhi Zeka”. Por, njëri prej anëtarëve që kishte caktuar, Ilhami Gashi, nuk e kishte falënderuar. Për këtë arsye, Buja e quante “qen” e “faqezi”. Ndërkohë, Bordi i KEK-ut, ishte rezervuar për “dostat e Grabovcit dhe Bujës”. Insajderi sjell tri përgjime që dëshmojnë për pazaret e anëtarëve të lartë të PDK-së me institucionet publike.

Dosja e Shefave V: Buja cakton dostat në Universitetin e Pejës, Grabovci në Bordin e KEK-ut (p2)

Ramë Bujës i kishte mbetur hatri se pse Ilhami Gashi, nuk e kishte falënderuar për një favor që i kishte bërë.

Ish-ministri i Arsimit e kishte caktuar, kolegun e tij partiak, Ilhami Gashin, anëtar të Bordit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Mirëpo, Gashi as që e kishte falënderuar.

Për këtë arsye, Buja e quante “qen” Gashin.

Ndryshe prej Gashit, Haxhi Kastrati, një i emëruar tjetër nga Buja në këtë Bord, në shenjë falënderimi i kishte dhënë një pikturë.

Detajet e caktimit të anëtarëve të Bordit të këtij Universiteti zbulohen nga përgjimet e kryera në nëntor të vitit 2011, të cilat Insajderi i sjell të plota.

“O zoti Grabocka…, Ky Ilhami Gashi…, faqeziu…, qysh more burrë unë e çova në Bord të Universitetit të Pejës… edhe as ni faleminderës nuk ma tha bile, as mem marr në telefon”, ankohet Buja.

“Seriozisht për dallim nga Haxhi Kastrati”, vazhdon ai.

“Qysh hiq s’t’ka ka thirr a”, e pyet me habi Grabovci.

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/KcM4Qc1WmUQ” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]

“Absolutisht hiç. Edhe…. le tum thirr katërqind herë ai ma, po shiko qisi faqeziu unë rrallë kom pa”, vazhdon të ankohet ish-ministri i Arsimit.

“A, Haxhiu bile ma kish çu ni pikturë, ni punim të vetin, ni pikturë, ja di për faleminderit”, tregon Buja.

Një përgjim tjetër zbulon se si Adem Grabovci ia kishte bërë të qartë Ramë Bujës se bordi i Bordi i KEK-ut ishte i rezervuar për “dostat e tyre”.

Buja, ish-ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e kishte thirrur shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin nëse ka vend në këtë bord për një kushëri të tij.

Mirëpo, Grabovci kishte thënë se Bordi është thuajse i pandryshueshëm me përbërje të “dostave të tyre”.

Edhe kjo bisedë për këtë bord zbulohet nga një përgjim i kryer në nëntor të vitit 2011 gjatë kohës sa Grabovci po hetohej për krim të organizuar.

“Hej shoqi, kjo puna, se m’tranun me këto Borde, ç’borde. Kët’ Bordin e KEK-ut, Kuvendi e zgjedh a po”, e pyet Buja Grabovcin.

“Ëhë…, zgjedhin, zgjedhin qashtu qysh t’mujn o’bo, shkojnë ma të mirtë”, thotë Grabovci duke duke qeshur.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/1933796746846146/videos/2051867461705740/” width=”680″ height=”480″ onlyvideo=”1″]

“Po de, ma të mirtë, normalisht ajo punë, po, po thom Kuvendi e zgjedh a po”, vazhdon Buja.

“Hëhëhë, Po, po, po, po”, ironizon shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, teksa Buja e quan idiot.

Ish-ministri i Arsimit i tregon Grabovcit se një kushëri i tij po kërkon që të emërohet anëtar i këtij Bordi.

“Ni kushërinit p’i kallxoj që Kuvendi i zgjedh këto, a po merr vesh”, shkon Buja.

“O hiqu thuj kushërinit, thuj, s’vjen në shprehje hiç kurrkush, se janë këta dostat, pe din”, sqaron Grabovci.

“Po de e kom parasysh po, po thash ta hjeki qafe. e thirra me pi çaj se m’qiti menç, thash t’i kallxoj, që o ti djalë Kuvendi, s’mirrna unë mo me tulifar pun’sh”, tregon Buja.

Grabovci ia sqaron sërisht se ky bord është i rezervuar dhe nuk do të ketë thuajse fare ndryshime.

“Jonë k’ta kryesortë, dostat tonë e kanë… I pa ndryshushum osht po thuj…”, vazhdon Grabovci.

Ndërkohë, në një bisedë tjetër Adem Grabovci kishte pohuar se kishte zbuluar se sekretari i Ministrisë së Arsimit, Xhavit Dakaj, po punonte për interesa të Ilir Tolajt, ish-sekretar i Ministrisë së Arsimit.

Buja, kishte mbetur i habitur nga ky fakt, dhe ishte lutur që mos të ishte e vërtetë.

“Do njerëz, do njerëz që iu boj shërbim po pendohna, bash sa jam i madh”, kishte thënë Grabovci në një përgjim tjetër.

“Po pasha, pasha besën”, vazhdon ai për t’u ankuar në veprimet e sekretarit të MSH-së.

“Hej, hej dëgjo, për qatë sekretarin ton qatë laper…, Ta shoh, ta shoh qa ka bo, se ja kom dhon dje ni porosi diçka”, shton Grabovci.

“Ia ke dhanë porosinë edhe se ka kry a”, pyet Buja.

“Po tybe, edhe, edhe i shërben Ilir Tolës”, shton Grabovci.

“Jo more, mos bo hajgare”, ndërhyn Buja.

Biseda e parë për bordin e KEK-ut

Grabovci: Përshëndetje, zoti Buja!

Buja: Heheheh e merr vesh ti kit’ far; kollen time, jom ftofë pak a po merr vesh a jo?

Grabovci: Ec more, ec more shko në përvjetor të partisë aty.

Buja: Kukuku, tybe pasna harru krejt. Hej po s’jom karkah unë. Përvjetori partisë, papapapa.

Grabovci: Hahahaha, ohohoh.

Buja: Pasha Zotin, pasna harru, hej.

Grabovci: Paska me na dënu partia mu edhe ty.

Buja: E paskum honger, a, u, ku je more ti?

Grabovci: Vallain, erdha në shpi u bllokova në rrugë e pash që s’muj me mrri, ika në shpi krejt, se kesh lodh, kesh tesh.

Buja: Edhe unë kesh tesh qashtu, e erdha në shpi, s’um paska ra në men hiq, me të kallxu drejt veç sa hangra bukë qitash.

Grabovci: Hahaha, t’pas bo mirë.

Buja: Hohoho.

Grabovci: Qysh je?

Buja: O lum partia që ju ka po thotë kjo nusja jeme.

Grabovci: Aiii, thuj nuses tane thuj, lum e lum vallain edhe na për partin.

Buja: Aiii lum na, lum ata.

Grabovci: Po vallain.

Buja: Po, po, ei shoqi.

Grabovci: Ha?

Buja: Kjo puna, se m’tranun me k’to borde, ç’borde, ket’ bordin e KEK-ut, Kuvendi e zgjedh a po?

Grabovci: Ee… ëëë… Zgjedhin, zgjedhin qashtu qysh t’mujn o’bo, shkojnë ma të mirtë.

Buja: Po de, ma të mirtë, normalisht ajo punë, po po thom Kuvendi e zgjedh a po, a?

Grabovci: Hëhëhë, Po, po. Po. Po.

Buja: Ooo (nuk kuptohet) idiot o idiot…heheheh.

Grabovci: Hehehehe.

Buja: Ni kushërinit p’i kallxoj që Kuvendi i zgjedhe këto, a po merr vesh.

Grabovci: Ooo hiqu thuj kushërinit, thuj, s’vjen në shprehje hiç kërrkush, se janë këta dostat, pe din.

Buja: Po de e kom parasysh po, po thash ta hjeki qafe, e thirra me pi çaj se m’qiti meç, thash t’i kallxoj, që o ti djalë Kuvendi, s’mirrna unë mo me tulifar punshë.

Grabovci: Jonë kta kryesortë, dostat tonë e kanë.

Buja: Po de po.

Grabovci: I pa ndryshushum osht po thuj…

Buja: Hahahah, po a.

Grabovci: Po, vallahi.

Buja: U kry.

Grabovci: Qysh je ti, a je mirë ?

Buja: Vallain, me shnet mirë.

Grabovci: Lodh, a hek keq a?

Buja: Po shokët s’i kom kurqysh.

Grabovci: Hajde more pimë kafe.

Buja: Jo, jo… (nuk kuptohet)

Grabovci: As nuk po thirr n’kafe, as nuk po vjen n’kafe.

Biseda, vazhdon për çështje private dhe familjare.

Biseda e dytë mes Grabovcit dhe Bujës për Bordin e Universitetit “Haxhi Zeka”

Buja: O zoti Grabocka.

Grabovci: Po.

Buja: Ky Ilhami Gashi.

Grabovci: Po.

Buja: Faqeziu.

Grabovci: Po.

Buja: Qysh more burrë unë e çova në bord të Univesiteit t’Pejës… edhe as ni faleminderës nuk ma tha bile, as mem marr në telefon?

Grabovci: Hëë.

Buja: Seriozisht për dallim nga Haxhi Kastrati.

Grabovci: Qysh hiq s’tka ka thirr a?

Buja: Absolutisht hiq, edhe shkon le tum thirr katërqind herë ai ma, po shiko qisi faqeziu unë rrallë kom pa.

Grabovci: Hahahaha.

Buja: Ani ani…

Grabovci: … Normal

Buja: A, Haxhiu bile ma kish çu ni pikturë ni punim të vetin,ni pikturë, ja di për faleminderit.

Grabovci: Haxhiu?

Buja: Po, po Haxhiu.

Grabovci: Ani, hajt hajt.

Buja: (Nuk kuptohet).

Grabovci: Hajt hiqu tyne.

Biseda e tretë për Ilir Tolajn mes Grabovcit dhe Bujës

Grabovci: Alo.

Buja: Zotëri, shoku Grabocka si jeni?

Grabovci: Mirë.

Buja: Çka po flet si përgjumshëm?

Grabovci: A?

Buja: Çka je t’u fol si përgjumshëm?

Grabovci: Ja vallain n’zyrë jom qitu.

Buja: A n’zyrë?

Grabovci: Do njerëz, do njerëz që po ju boj shërbim po pendohna, bash sa jam i madh.

Buja: Hahaha, hehehe.

Grabovci: Po pasha, pasha besën.

Buja: (Nuk kuptohet)

Grabovci: Hej, hej dëgjo, për qatë sekretarin ton qatë laper.

Buja: Po.

Grabovci: Ta shoh, ta shoh qa ka bo, se ja kom dhon dje ni porosi diçka.

Buja: Ja ke dhanë porosinë edhe se ka kry a?

Grabovci: Po tybe, edhe, edhe i shërben Ilir Tolës.

Buja: Jo more, mos bo hajgare.

Grabovci: Qysh je ti a je mirë?

Buja: Mirë, me shnetë.

Grabovci: Ça i ki punët?

Buja: Na dy pe marrum vesh ma me vonesë këto far’ pune.

Grabovci: Po de, po de.

Buja: Hehehehe nanen, jo more ishalla s’është qashtu.

Grabovci: Kah je ti?

Buja: Unë qitash jom në banesë, edhe unë dola e hongra pak bukë.

Grabovci: Po a.

Buja: Po ni kafe sun e pimë na që thamë pe pijmë, ni kafe bashkë edhe (nuk kuptohet)…

Grabovci: Unë në zyrë jom, n’paç kohë a t’pres në zyre?

Buja: Jo, jo jo n’zyrë, se… hajde po dalum dikun ta marr edhe unë Fatimen e dalum pimë kafe dikun jashtë.

Grabovci: Ma vonë, se i kom do miq të Italisë.

Buja: Ani u bo hajde, e lajm ma vonë, u bo.

Grabovci: U bo, ma vonë, ma vonë ndash shkojmë kah Lipjani atje i marrum gratë, hajt.

Buja: U bo hajt./Insajderi.com

(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]