Dosja e shefave VI: Nervozizmi i Grabovcit për postin e Arbenita Pajazitit dhe implikimi i Thaçit për Blerim Camajn

Adem Grabovci ishte fortë i kënaqur me shërbimet që po ia kryente, Ilhami Gashi deri në momentin kur një kandidate e preferuar e tij për një pozitë të lartë, kishte dalë e dyta me pikë. Në konkursin për kryeshef të Agjencisë për Produkte Medicionale, Arbenita Pajaziti ishte renditur pas Ilir Dushit. Dushi që kishte fituar, nuk e ka kryer mandatin. Ai është arrestuar nga Policia dhe është shkarkuar nga detyra. Ndërkohë, për pozitën e Drejtorit në Agjencinë e Regjistrimit Civil, Gashi dhe Grabovci e implikojnë edhe Hashim Thaçi, presidentin e vendit.

Dosja e shefave VI:  Nervozizmi i Grabovcit për postin e Arbenita Pajazitit dhe implikimi i Thaçit për Blerim Camajn

Adem Grabovci, ishte bërë fort nervoz kur Arbenita Pajaziti, kishte marrë më pak pikë për kryeshef të Agjencisë për Produkte Medicionale, sesa Ilir Dushi.

Në krye të panelit për vlerësim të kandidatëve ishte Ilhami Gashi.

Grabovci, donte që në këtë pozitë të vinte, Pajaziti – një zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë, e përfshirë në rastin e korrupsionit me ish-sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ajo nuk e kishte fituar këtë pozitë të lartë në këtë institucion shtetëror, por Ilir Dushi. Dushi nuk ka arritur që ta përfundojë mandatin. Është arrestuar, paraburgosur dhe shkarkuar nga detyra. Aktualisht po zhvillohet një proces gjyqësor kundër tij.

Në pjesën e dytë të hulumtimit për veprimtarinë e Adem Grabovcit dhe zyrtarëve tjerë të PDK-së, Insajderi sjell tri biseda të reja të Ilhami Gashit dhe Grabovcit që dëshmojnë ushtrimin e ndikimit dhe dallaveret me pozita të larta shtetërore.

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/fQRKNzvPwGo” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]

Në një rast tjetër, Gashi ishte pjesë e përzgjedhjes së Blerim Camajt, për drejtor të Agjencisë së Regjistrimit Civil. Ai është familjar i afërm i Xhavit Halitit.

Protagonistët flasin edhe për angazhimin e Ilhami Gashit, në Bordin e Universitetit, “Haxhi Zeka” në Pejë.

Grabovci i telefonon Gashit fill pas intervistave të kandidatëve për Agjencinë për Produkte Medicionale. E pyet se si shkoi procedura.

“Kalum mirë, kjo, kjo u kfalifiku veç jo e para”, raporton Gashi.

“E kush i pari”, e pyet Grabovci. Kur merr vesh se Arbenita Pajaziti nuk është e para, i thotë Gashit se “ia paske kajtë nanën”.

“Ehe… ja ke kajt nanën, se s’ke punu me anëtar. I pari Ilir Dushi, e dyta Arbenita, e treta. I treti Jetoni. Për nantë poena, 491, osht.., 480 osht Arbenita edhe 474 osht Jetoni”, vazhdon Gashi, ish-sekretar i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kandidat i PDK-së për Komunën e Pejës.

“Jaa… kkk… mener me thanë ma keq kurrë s’kishe punu”, ia kthen Grabovci për ta thirrur në zyrë.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/1933796746846146/videos/2053177851574701/” width=”680″ height=”480″ onlyvideo=”1″]

Biseda tjetër ka të bëjë me Blerim Camajn. Ata flasin për një takim që do të zhvillonin me kryeministrin e atëhershëm, Hashim Thaçin, nga i cili duhej marrë bekimin për emërimin e Camajt në pozitën e drejtorit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Po shkojmë deri n’kryemnistri niherë”, thotë Grabovci, teksa Gashi e porosit se që ta pyet Thaçin, siç i referohet “i madhi” se çfarë të bëjë me Blerim Camajn. .

“Edhe vete, vete pra masi po shkon te shefi për ARC çka me bo… Për, Agjensionin e Regjistrit Civil, që e kom Blerim Camaj. Çka me bo me atë ven… Intervista, intervista osht t’premten edhe vete çka po thotë i madhi”, vazhdon Ilhami Gashi.

“Paj duhet… ti e din qysh jon rrethanat aty”, ia kthen Grabovci.

“Ti fol me t’madhin se ky kryesus… (nuk kuptohet) drejt me ni punë bohet”, sqaron Gashi. Ai pyetet nëse mund ta mbajë Blerim Camajn në garë.

“Po, muj aty tash… intervista o t’premten”, thotë Gashi.

“Kshtu gabime, cilësore s’ka bo jo?”, interesohet Grabovci.

“Cilësore s’ka ba, menaxher nuk o i aftë, po ski çka me bo burrë”, vazhdon Gashi.

“Ëhë, ëhë… hajt se bisedoj, bisedoj, e t’tregoj kur t’shihum”, thotë Grabovci.

Camaj ishte emëruar në këtë pozitë, ndonëse ishte i dobët sipas vlerësimit të vetë Gashit. Vazhdon ta mbajë edhe më tej, ani se ishte suspenduar me vendim të ish-ministrit, Bajram Rexhepi, për përgjegjësi në skandalin e vjedhjes së 1.4 milion eurove të pasaportave.

“Bisedo edhe tregom edhe tash ti mos u vono qysh ki merak me ndejt me to tre sahat”, ia rikujton Gashi – Grabovcit.

“Hajt se po pres unë pra qitu pra se ashtu, kshtu po vazhdoj me do punë”, përfundon Gashi.

Gashi e Grabovci flasin edhe për angazhimet tjera, siç janë përmbushja e kritereve të Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave, e për angazhimin tjetër në Bordin e Universitetit të Pejës.

“Gashi: Unë pasha besën, ton kohën n’komunikim me Bashkësinë Evropiane, i kem pas sot ata… ata edhe na kanë intervistu qysh ça kem punu, tek kem punu… Për integrime edhe mirë kem kalu”, thotë Gashi. Për këtë merr një “bravo” nga Grabovci.

“Than keni bo progres”, thotë ai.

Grabovci i tregon se ka biseduar me dike që e quan Xhelë, se si Gashi do të hyjë në histori si themelues i Universitetit.

“Hehehe…, i thash le more thash se hin në histori t’Universitetit, themelus i Universitetit, thash o ti”, i tregon Grabovci.

Biseda e parë

Gashi: Urno zoti…

Grabovci: Alo.

Gashi: Ka je shef i shefave?

Grabovci: Ku je pllum? Unë tu t’prit vallain n’zyrë.

Gashi: E bravo t’qoftë, se ti kishe, kishe…

Grabovci: Qysh kalut?

Gashi: Kalum mirë, kjo, kjo u kfalifiku veç jo e para.

Grabovci: E kush i pari?

Gashi: I pari shkoj iii…, qe prit veç ni moment.

Grabovci: E ja paske kajt nanën.

Gashi: Ehe… ja ke kajt nanën, se s’ke punu me anëtar. I pari Ilir Dushi, i dyti Ar…, e dyta Arbenita, e treta. I treti Jetoni. Për nantë poena, 491, 480 osht Arbenita edhe 474 osht Jetoni.

Grabovci: Jaa… kkk… mener me thanë ma keq kurrë s’kishe punu.

Gashi: Ehh…, s’ke punu pra.

Grabovci: Hajde a po vjen. Hajde merri hajde ti kqyrum qato… n’zyrë jom.

Gashi: A… e qishtu qe jarani jem, hajde.

Biseda e dytë

Gashi: Urno, kryetari i kryetarëve.

Grabovci: A je larg?

Gashi: Po, n’ministri po dal, prej ministrisë.

Grabovci: Po shkojmë deri n’kryemnistri niherë.

Gashi: Mirë.

Grabovci: Si te kryjsh qater veç ma boj ni telefon.

Gashi: Edhe vete, vete pra masi po shkon te shefi për ARC çka me bo.

Grabovci: Për?

Gashi: Për, Agjensionin e Regjistrit Civil, që e kom Blerim Camaj çka me bo me atë ven.

Grabovci: A, Blerim Camën.

Gashi: Intervista, intervista osht t’premten edhe vete çka po thotë i madhi.

Grabovci: Paj duhet… ti e din qysh jon rrethanat aty.

Gashi: Ti fol me t’madhin se ky kryesus… (nuk kuptohet) drejt me ni punë bohet.

Grabovci: A munesh me, me e majt Blerimin?

Gashi: Po, muj aty tash… intervista o t’premten.

Gabovci: Kshtu gabime, cilësore s’ka bo jo?

Gashi: Cilësore s’ka bo, menaxher nuk o i aftë, po ski çka me bo burrë.

Grabovci: Ëhë, ëhë… hajt se bisedoj, bisedoj, e t’tregoj kur t’shihum.

Gashi: Bisedo edhe tregom edhe tash ti mos u vono qysh ki merak me ndejt me to tre sahat.

Grabovci: Jo bre çfarë.

Gashi: E hajt qashtu qe.

Grabovci: Për merak ti e din si tybe shkoj te shpija se jom lodhë.

Gashi: Hihihihi…

Grabovci: Po tybe.

Gashi: Hajt se po pres unë pra qitu pra se ashu kshtu po vazhdoj me do punë.

Grabovci: Hajde, hajde.

Biseda e tretë

Gashi: Urnoni, kryetar i kryetarve.

Grabovci: Ku je more, ku je more, sekretar që, që je hup krejt, qe tri ditë t’u t’lyp ?

Gashi: Unë pasha besën, ton kohën n’komunikim me Bashkësinë Evropiane, i kem pas sot ata… ata edhe na kanë intervistu qysh ça kem punu, tek kem punu…

Grabovci: Po a?

Gashi: Për integrime edhe mirë kem kalu.

Grabovci: Mirë kalut a?

Gashi: Po pasha besën.

Grabovci: Bravo.

Gashi: Than keni bo progres. E ti çka bane sot kallxom?

Gabovci: Vallain, ton ditën do takime do qishtu, s’di.

Gashi: A mirë?

Grabovci: Mirë, ja… mirë, mirë, mirë, u kon.

Gash: E qajo me rëndësi vlla, qajo me rëndësi vllau jem.

Graboci: Nesër a je n’Pejë a n’Prishtinë qitash ?

Gashi: Nesër jom… edhe tash jom n’Prishtinë edhe nesër jom n’Prishtinë. Muj mu dok pak, se tanaj ka me shku për Pejë se na kanë thirr n’atë bordin e Universitetit t’Pejës, na kishe pas emnu ti atje, a po din.

Grabovci: Ehhheeee….. hahah…. a e ki, a e ki edhe Xhelën aty?

Gashi: Edhe Xhelali ish n’to.

Grabovci: Ahhaa… po, po, mirë osht… (nuk kuptohet) e mirë shumë.

Gashi: Mirë ish vallain ha…

Grabvci: Jo, jo, është super i mirë, mujmë me bo qysh… a din për qef tonin aty.

Gashi: Po, qashtu qe vallain.

Grabovci: Se kanë desht do, do, do, palidhje me i…, me të thanë drejtën vonë, s’di a t’ka tregu Xhelali ? Ma bojke Xhelali e çka osht ajo?

Gashi: E çka osht ajo more tha, e çka osht ka bon ? Thash qatu ki me shku.

Grabovci: Hehehe…, i thash le more thash se hin në histori t’Universitetit, themelus i Universitetit, thash oo tii.

Gashi: Po pra, e ke themelu Universitetin, thash mor djalë.

Grabovci: Eee…, hej nesër pra n’mëngjes na duhet mu taku.

Gashi: Hajde u bo, n’sa po del ti n’rezidencë ?

Grabovci: Unë, n’nanë, n’nanë dal, n’sa del ti ?

Gashi: Unë dal n’tetë, e dhetë.

Grabovci: Po a?

Gashi: Po, loçkoman.

Grabovci: Hajt po kqyri, po kqyri me dal.

Gashi: Hajde pra se shihum pra.

Grabovci: Okej shoqi.

Gashi: Hajde shoqit. Hajde sukses hej.

Grabovci: Çao, natën e mirë.

Gashi: Natën e mirë./Insajderi.com

(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).