Dosja e Shefave XI: Muja “spiunon” bashkëpartiakët te shefi – Grabovci e quan Kurtin “peder”

Ish-deputeti i PDK-së, Shaip Muja, ishte shumë aktiv në komunikimet me Adem Grabovcin. Atë e informon për secilin aktivitet. Muja, gjatë bisedave telefonike sulmon bashkëpartiakët, Vlora Çitakun, Memli Krasniqin e Blerand Stavilecin për punësime. Ai i tregon Grabovcit se në seancën e radhës do të bëjë akuza për përfshirje në korrupsion në rastin e Feronikelit. Insajderi sjell pesë biseda telefonike mes Grabovcit dhe Mujës.

Dosja e Shefave XI: Muja “spiunon” bashkëpartiakët te shefi – Grabovci e quan Kurtin “peder”

Shaip Muja, ishte nervozuar me një iniciativë të Memli Krasniqit, Blerant Stavilecit e Vlora Çitakut, për të shënuar 12 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Nuk po i pëlqente formati i një ndeje në hotelin Emerald në Prishtinë. Aty nuk do të mbaheshin fjalime, por vetëm do të kishte muzikë. E, Muja thoshte se në këtë organizim do të marrin pjesë vetëm ata që i kishin punësuar Krasniqi, Stavileci e Çitaku.

Në këtë nërvozë që ia shpreh shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit të cilit i raporton vazhdimisht, Muja, aso kohe deputet i këtij grupi parlamentar zotohej se në seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës, do t’i akuzonte bashkëpartiakët e tij për korrupsion në Feronikël.

“Të gjithë janë të zhytur”, thoshte ai.

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/Fj0mbARaSmY” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]

Në serinë e radhës së publikimit të përgjimeve telefonike të Adem Grabovcit, Insajderi sjell pesë biseda telefonike mes Grabovcit dhe Shaip Mujës. Pos batutave të shumta që ka Muja, ai flet për kolegët e tij deputetë, të pozitës e opozitës.

I tregon po ashtu Grabovcit se partia do të sillte në Komisionin për Punë të Jashtme, shoqet e Vlora Çitakut, Bukurie Gjonbalën, Vjosa Dobrunën e Mimoza Ahmetin për ambasadore. Por, në këtë planet po ua prishte Albin Kurti, që ishte kryetar i Komisionit.

Muja, këshillohej nga Grabovci që mos të merrej me Kurtin, të cilin e quante “peder”. Si mjek që është, Muja u bënte diagnoza kolegëve të tij. Deputetin Nait Hasanin dhe ish-kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smjal Latifin i konsideronte të sëmurë psikik, ndërsa ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqin të sëmurë prej sheqeri.

Të tre këta protagonistë të bisedave të Mujës më Grabovcin, ishin pengesë për votimin e Ligjit për Prizrenin dhe Hoqën e Madhe.

Përveç kësaj, Muja i raportonte Grabovcit se e kishte takuar kryetarin e Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinakun, me të cilin ishte marrë vesh që dy deputetët e këtij subjekti, do të votonin pro Ligjit për Buxhetin dhe do të abstenonin për Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit dhe atë për Hoqën e Madhe, ligje këto që i jepnin kompetenca Kishës Ortodokse të vendos për secilën ndërhyrje apo ndërtim brenda zonave të mbrojtura.

Dy zyrtarët e lartë të PDK-së, tallen vazhdimisht me kolegët partiak, si Ahmet Isufin, me të cilin thonë se “do të luajnë k…” në debatin televiziv që do të mbahej në Klan Kosova. Talljet e tyre me përmbajtje raciste i vazhdojnë edhe me deputetët e pakicave.

“A m’pe t’u luftu me armiqtë e popullit”, e pyet Muja, Grabovcin. Muja kishte folur në KTV për zgjedhjen e ambasadorëve.

“Albin Kurti thash… shfrytëzuesi ma i madh i institucioneve dhe refuzuesi ma i madh i institucioneve”, tregon Muja.

“Ai nuk e njeh Kushtetutën, ndërsa thirret kur i intereson ligji. Ndërsa kur si intereson e kundërshton ligjin. Ndërsa opozita thash osht e pa orientuar dhe e cila nuk ka vullnet politik t’i plotëson kapacitetet e Ministrisë t’Punëve të Jashtme”, vazhdon Muja për ta pyetur Grabovcin nëse është i informuar për ndonjë organizim të PDK-së për 12 vjetorin e themelimit.

“Kishe nifarë thirrje t’Prishtinës e do Memli, Vlora, Blerandi, njerëz kshtu. Tash ata po i hapin senet me Billbord e me sene, t’u i thirr a din, nifarë forme t’elektoratit. A p’i thirrin ata qe i kanë shti n’punë e po menojnë që kanë bo elektorat a. Ku me dit. Osht mirë mos me i thirr… mos me e përsërit Partinë e Drejtësisë a din. Se ja nis me e përsërit Partinë e Drejtësisë. E veta edhe Danin…”, shton Muja.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/1933796746846146/videos/2056624781230008/” width=”680″ height=”480″ onlyvideo=”1″]

Muja thotë se do ta bënte një organizim tjetër të PDK-së në Drenas për të treguar fuqinë e tij, pa ndihmën e Sami Lushtakut dhe Skenderajt.

Muja ankohet se PDK-ja me këto veprime nuk është parti.

“Kjo s’osht as Parti… e nëse osht met partia për me e mbrojt Memli, hallall i koftë. Edhe Blerandi”, thotë ai, teksa Grabovci insiston se nuk ka ndonjë informacion.

Bashkëbiseduesi, Muja, thotë se do t’i akuzojë të gjithë për korrupsion dhe përlyrje në Feronikël.

“Nesër e nin për Feroniklin ça boj. Kom me i akuzu tanë qe janë t’përlyn n’korrupsion. Te Ferronikli”, vazhdon ai.

“Nesër e kom pyetje parlamentare unë edhe thom ktu unë jom t’u pa qe s’ka vullnet politik, toni le ti… Kujt ti djeg mbrapa veshit s’osht problem. Edhe du mu marr veç me Drenasin. Edhe me thanë prej sotit e shpalli veten, krejt qytetarët i falënderoj që m’kanë votu po… militantat e mi dhe të etablum do t’i mbaj në Drenas. As në Skënderaj, jo te Sami Lushtaku”, shton Shaip Muja.

Në një bisedë tjetër, ata flasin për takimin që kishte Muja me Avni Klinaku. Partia e Klinakut në mandatin paraprak kishte qenë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Ata ishin ndarë pas një kohe. Aktualisht, janë në koalicion me PDK-në dhe kanë hise në Qeveri. Valon Murati, i këtij subjekti drejton Ministrinë e Diasporës.

“Kesh në drekë me…, Avni Klinakun… Edhe puna e dy votave tinaj, ma mos e diskuto me kërkon… Është e kryne”, garanton Muja.

Ai thotë se për për punën e Prizrenit nuk ka folur, por vetëp për buxhet. E, Grabovci i thotë se për buxhet ka boll vota. I duhen për Ligjin e Prizrenit.

“Ka vota boll për buxhet, po për Prizren e kem pak ma pick”, ankohet Grabovci, i cili tregon se e kishte takuar dikë të quajtur Fadil, i cili kishte garantuar se do të abstenojnë për Ligjin për Prizrenin.

Muja tregon se të nesërmen janë ambasadorët. Grabovci e urdhëron që ambasadorëve t’u jepen vizat në Komision. Por, pengesë sipas Mujës është Albin Kurti.

“Po unë vizën ja kom jep… po s’po ja jep Albini”, shton ai.

“Po hiqmu Albinit pashë sytë e ballit. Kush është ai pederr me me… veç shtyj përpara, shtine n’votim, me i shku thuj propozoj që t’ia çojmë ksajna, kush ka, çka ka, veç e veç, përzgjidhe cilin let flet, le t’bon interpretim edhe t’ia… me ja përcjell Presidentes”, udhëzon Grabovci.

Muja e Grabovci flasin për debatin në Klan Kosova dhe për ambasadorët edhe në një bisedë tjetër. Qysh në fillim të bisedës, Grabovci e pyet Mujën se a e ka vrarë ndokë. Muja, thotë se kështu duke folur, po përgjohen telefonat dhe po bëhen dosje.

“He… bre Shaip qa, ku ka kërsit, ka i rave, a e pushkatove kon a”, thotë Grabovci.

“Qishtu tuj u shpreh ju po ma boni dosjen tani, t’u naj përgju telefonat thu ti që unë vrajë njerëz e prej njerëz e”, shton Muja, teksa i kërkon Grabovcit që të shkojë në debat me Ahmet Isufin. Tema e debatit do të ishte “për bisedimet n’veri, Merkelka, kto…”.

“… Ahmetit ja kisha bo bajat valla, a din kisha lujt koqe me to. Po shko ti lun koqe me to, shkon nëse e din që ja bon bajat, a din edhe politikën”, i thotë Grabovci, Mujës.

“Jo bajat me ja bo mas pari, mi kallxu që ti i ke fillu bisedimet për Ahtisarin.. Ku nuk e ke ditë epilogun e përfundimit të fatit t’Kosovës. Tash po mundohesh me rikthy Ahtisarin. Ne do ta përkrahim Ahtisarin plus me këtë përmbajtje. Do ta implementojmë Ahtisarin edhe plus do të bajmë ndërtime në veri, hahahah…”, shton Muja.

Ai e pyet Grabovcin se a e ka dikë afër se mos e dëgjon ato që do të thotë.

“Edhe ni femën sot po naj bishin, tri femna po naj bishin, prej atynev dyjave që t’thash. Shoqen e Vlorës, Bukurie Gjonbalën… Sot naj binë Bukurie Gjonbalen, na binë Vjosa Dobrunën edhe… Mimoza Ahmetin”, tregon Muja më tej. Ata nuk e din se si do të votojë Hydajet Hyseni, që atë kohë ishte deputet i PDK-së.

Muja e Grabovci flasin edhe për një debat tjetër televiziv. Aty, Muja kishte debatuar me Rexhep Selimin e Vetëvendosjes. I tregon Grabovcit se si ia kishte bërë “bajat” Selimit duke i treguar se nuk është “kërkushi”.

Për këtë, Muja merr lëvdata nga Grabovci.

“Edhe kur dulum përjashta a din ja nisi me parmen Shtabin e Përgjithshëm e kto. I thash o Rexhë, unë jom ma i madh se ti, se edhe n’televizor ja përmena, i thash mos u gut se unë jom pak ma i madh se ti thash për kto punë edhe i thash i di, n’televizor ja bona, a din”, thotë Muja.

“I thash o Rexhë, thash mos um kallxo ti mu ku je kanë, thash ti kur je ardhë n’Shipni mos me pas dal me adresë te unë thash ishe hup. Po hajt mos um kallxo, n’nërsy k’tina Kushtrim Sadikut”, vazhdon ai.

“Mirë ja ke bo”, i thotë Grabovci.

“E Kushtrimi tha s’po ta nike. Thash jo more, thash mu ma nin për njerëz që kanë njerzillak thash, e që kuqen, se që është i paftyrë, thash nuk…absolut. Tani jo po unë t’kom shok, e çka me t’bo ty a din, po t’çojnë me ta… me ta thy.. me tu thy kryet ty a din. Thash kush um ka çu, Kushtrim thash vetë, a m’ke thirr ti mu a m’ka çu partia? Edhe ja kallxova mesazhin, qy n’sa ora po thojnë, Rexhepi po vjen, t’lutëm hajde, t’um lut. Ia kallxova mesazhin e Kushtrimit, thash te na, thash, te na nuk bohet asi selektimi sikur te ju thash me thanë thash, mu s’pom vjen Glauku thash me Albinin thash me ia kallxu niher venin, se Visarin thash ta kom palu moti, hahahaha… a, alo”, vazhdon Tregimin Muja.

“Thanë ja ka hup terezinë”, i përgjigjet Grabovci.

Muja vazhdon bisedën duke e quajtur budalla, Jakup Krasniqit dhe të sëmurë.

“Po ish dal more ky budalla e kish rrok sheqeri prapë kta, a e nive”, thotë ai, teksa sqaron se Krasniqi kishte folur për kufijtë në televizion.

“Ja bona ktina Ismajl…, tha ligjin s’keni me kalu. Tha ligjin kofsha gjallë unë a din. Ik more thash kush t’pjerdh ty edhe Naiti, thash keni problemeve. Me ju çu n’psikiatri pak me ju kontrollu thash edhe thash me jau bo… A guxon me je than Naiti n’ërsy. I thash qy n’ërsy, po unë dosje i boj atij thash mos u bo budalla”, tregon Muja për të qeshur.

I kontaktuar nga Insajderi, Muja ka thënë se kurrë nuk u është bërë presion deputetëve për të votuar ligje, por ka pasur vetëm konsulta.

Për akuzat që do të bënte për korrupsion në Feronikël, Muja nuk ka folur se kush ishin të përfshirët.

“Kjo lidhet me këta të rrymës, që po foli unë. Vazhdimisht i kanë zezatë, janë 800 punëtorë që mujnë me met pa punë në Drenicë. Dhe nëse mesin 800 punëtorë pa punë, për mu…, veç sistemi munet me qenë, e jo diçka tjetër”, ka thënë ai.

“Individualisht unë s’di kurgja. Institucionalisht unë kam thanë kam me dalë, edhe jam t’u e thanë atë publikisht. Jam t’u thanë që nuk munet industria m’u trajtu në këtë mënyrë, m’i rritë çmimin e rrymës, e knej po thu ti hajde t’bimë investitorë”, ka shtuar Muja për të shtuar se e ka kritikuar Feronikëlin për dëmtim të ambientit

 

Biseda e parë

Muja: Alo.

Grabovci: Po.

Muja: Ku je?

Grabovci: N’shpi.

Muja: A u lodhe?

Grabovci: Jo, jo kapak. TI?

Muja: A m’pe t’u luftu me armiqtë e popullit?

Grabovci: Hëhë.. Jo valla.

Muja: Në K.. .në Ko… KTV qite.

Grabovci: N’KTV je a?

Muja: Jo kesh, kesh, un n’KTV po… ksi intervistë për qeta ambasadorat.

Grabovci: Aha, n’lajme.

Muja: Albin Kurti thash qysh të… ëëëë… mmmë…shfrytëzuesi ma i madh i institucioneve dhe refuzusi ma i madh i institucioneve.

Grabovci: Ëhë.

Muja: Ai nuk e njeh Kushtetutën, ndërsa thirret kur i intereson ligji. Ndërsa kur si intereson e kundërshton ligjin. Ndërsa opozita thash osht pa… e pa orientuar dhe e cila nuk ka vullnet politik t’i plotëson kapacitetet e Ministrisë t’Punëve të Jashtme.

Muja: E t’thirra, thash a ka diçka PDK-ja, m’tha dikush a ka najfarë organizimi a?

Grabovci: Kush?

Muja: Partia Demokratike.

Grabovci: Ku?

Muja: Nesër, në Emerald.

Grabovci: Jo tybe, unë sen nuk di.

Muja: A?

Grabovci: Ja, s’di.

Muja: Jo, kishe nifarë thirrje t’Prishtinës e do Melmli, Vlora, Blerandi, njerëz kshtu. Tash ata po i hapin senet me Billbord e me sene, t’u i thirr a din, nifarë forme t’elektoratit a pi thirrin ata qe i kanë shti n’punë e po menojnë që kanë bo elektorat a. Ku me dit. Osht mirë mos me i thirr… mos me e përsërit Partinë e Drejtësisë a din. Se ja nis me e përsërit Partinë e Drejtësisë. E veta edhe Danin…

Grabovci: Ëhë.

Muja: Edhe tha, formalisht ma boni, tha sot Melmi tha a po vjen se kena ni nej a din. E nëse osht ashtu nej, masnesër po e boj unë ni nej tjetër për Partinë Demokratike.

Grabovci: Jo sen s’di.

Muja: A?

Grabovci: Sen s’di.

Muja: Kjo o koqe me lu.

Grabovci: Ëëë?

Muja: Kjo s’osht as Parti… e nëse osht met partia për me e mbrojt Memli, hallall i koftë. Edhe Blerandi.

Grabovci: Jo tybe n’disha.

Muja: Jo merr informata, se je te ai dosti nesër, vete edhe nëse ia merr menja që na nuk jena Prishtinali a din, jena veç n’Drenas. Nesër e nin për Feroniklin ça boj kom me i akuzu tanë qe janë t’përlyn n’korrupsion. Te Ferronikli. Nesër e kom pyetje parlamentare unë edhe thom ktu unë jom t’u pa qe s’ka vullnet politik, toni le ti… Kujt ti djeg mbrapa veshit s’osht problem. Edhe du mu marr veç me Drenasin. Edhe me thanë prej sotit e shpalli veten, krejt qytetarët i falënderoj që m’kanë votu po… militantat e mi dhe të etablum do t’i mbaj në Drenas. As në Skënderaj, jo te Sami Lushtaku.

Grabovci: Ëhë.

Muja: Hëhëhëhë. Qa ki me ba.

Grabovci: Jo tybe n’disha bos.

Muja: Për qeta t’thirra valla. (nuk kuptohet)

Grabovci: Jo se di vallain. Sum ka thanë kush sen.

Muja: Jo po ti… Memli, Vlora tre shokë t’klasës, tre ministra, mos po bohet tepër a din. Te (nuk kkuptohet)… tani po thojnë jo pse po bohet nervoz.

Grabovci: Qysh në emen t’partisë a?

Muja: Po, po. Për 12 vjetorin. Organizim party, në Emerald, me muzikë. S’kena me fol aty kerrkush veç jonë tuj u thirr qesi t’kafiçave e qeto… po s’osht problem.

Grabovci: Ëhë.

Muja: Ani ti mos e bon zhurëm bonu kishe spe din, a pe din, nesër i sheh ti që s’ta qelin, rri edhe ti.

Grabovci: Okej.

Muja: Na i kena dezginat aty…

Grabovci: Sigurisht.

Muja: N’grup parlamentar edhe…

Grabovci: Sigurisht.

Muja: Duhet me i thonë edhe kti dostit, na mujna me u mjel deri dikun, po mos ka mundsi qe s’qesim tomel.

Grabovci: U bo.

Muja. Hajde hajde. Tung tung.

Grabovci: Çao tung.

 

Biseda e dytë

Grabovci: Alo.

Muja: Alo, ku jeni, zoti shef i Grupit Parlamentar?

Grabovci: Ku je zotëri deputet, ç’kemi?

Muja: Qe unë t’thirra me t’raportu për aktivitet ditore dhe javore, t’mijat.

Grabovci: E ku je ti kshtu se…?

Muja: Unë jom n’Prishtinë.

Grabovci: Raportin e përgatitë nesër n’mledhje t’grupit n’ora 2.

Muja: Jo dashta veç ty me t’kallxu.

Grabovci: A… ça ka tre?

Muja: Kesh në drekë me ëëë…, Avni Klinakun.

Grabovci: Po?

Muja: Edhe puna e dy votave tinaj, ma mos e diskuto me kërkon.

Grabovci: Qysh?

Muja: Është e kryne.

Grabovci: Puna e…?

Muja: E buxhetit po.

Grabovci: Aha…

Muja: E sa për punën e Prizrenit nuk e…

Grabovci: A?

Muja: Për punën e Prizrenit nuk e fola veç për buxhetin e fola.

Grabovci: Paj, ma më rëndësi u kanë për Prizrenin, se për buxhet kom vota boll.

Muja: Po. po, ki vota boll.

Grabovci: Ka vota boll për buxhet, po për Prizren e kem pak ma pick.

Muja: Me (s’kuptohet) fola kshtu shkarazi, ai ka mundësi me t’abstenu, jo, jo me votu kundër.

Grabovci: Ani de, qashtu m’tha edhe Fadili, se ke dje Fadili te unë.

Muja: Po a.

Grabovci: Tha për Prizren abstenojmë, për Buxhet tha nuk ka problem, pa tjetër e votojmë.

Muja: Buxhetin e votojnë qashtu.

Grabovci: U bo, hajt nesër shihemi n’mëngjes.

Muja: Ka je kshtu ti?

Grabovci: Unë n’Pejë jom për momentin.

Muja: Nesër n’mëngjes n’nanë ora e kom prapë me ambasadorat.

Grabovci: A… qa ki?

Muja: Prapë i kom n’nanë ora ambasadorat.

Grabovci: A… amabasadorat, për ambasador, ti veç jepja vizën.

Muja: Po unë vizën ja kom jep hahahah… po s’po ja jep Albini.

Grabovci: Hahaha… e po hiqmu Albinit pashë sytë e ballit. Kush është ai pederr me me… veç shtyj përpara, shtine n’votim, me i shku thuj propozoj që t’ia çojm ksajna, kush ka, çka ka, veç e veç, përzgjidhe cilin let flet, le t’bon interpretim edhe t’ia… me ja përcjell Presidentes.

Muja: Po po, fetë e ke bo, fetë e ke bo…

Grabovci: A?

Muja: Jo more çfarë, po ti s’je tu lexu gazetat bre.

Grabovci: Qysh?

Muja: S’je tu e lexu ti situatën absolut.

Grabovci: Aa…, bre m’shurdhofsh.

Muja: E kanë, e kanë politizu shumë, e kanë politizu.

Grabovci: Bisedo me kta Martinin e merr vendim.

Muja: Hehehe, Martini qitu osht…

Grabovci: Kqyr Martini çka t’thotë (nuk kuptohet) …me Martinin e nuk ta qet keq.

Muja: Hehehe… hajde tung hej.

Grabovci: Hajt, hajt.

 

Biseda e tretë

Grabovci: He… bre Shaip qa, ku ka kërsit, ka i rave, a e pushkatove kon a?

Muja: Qishtu tuj u shpreh ju po ma boni dosjen tani, t’u naj përgju telefonat thu ti që unë vrajë njerëz e prej njerëz e.

Grabovci: Hahahahah…

Muja: E…

Grabovci: O me pa kanë ti që vret ma mirë i kishe pas puntë, s’kishin akuzu hiq.

Muja: Hehehe… dëgjo.

Grabovci: Hë…

Muja: Ky i Klanit um thirri ni ni… s’ja ke çu telefonin.

Grabovci: Hajt shko.

Muja: Po a po shkon ti me kto bre?

Grabovci: Me kon?

Muja: Me Ahmet Isufin.

Grabovci: Për çka?

Muja: Për bisedimet n’veri, Merkelka, kto…

Grabovci: N’sa ora?

Muja: N’pesë e gjysë.

Grabovci: N’pesë e gjysë?

Muja: Po.

Grabovci: Pramë jom kanë obo n’Klan.

Muja: Parpramë je kanë ti.

Grabovci: Parpramë de nejse, Ahmetit ja kisha bo bajat valla, a din kish lujt koqe me to, po shko ti lun koqe me to, shkon nëse e din që ja bon bajat, a din edhe politikën.

Muja: Jo bajat me ja bo mas pari, mi kallxu që ti i ke fillu bisedimet për Ahtisarin.

Grabovci: Ehh… po dee…

Muja: Ku nuk e ke ditë epilogun e përfundimit të fatit t’Kosovës, tash po mundohesh me rikthy Ahtisarin, ne do ta përkrahim Ahtisarin plus me këtë përmbajtje. Do ta implementojmë Ahtisarin edhe plus do të bajmë ndërtime në veri, hahahah…

Grabovci: Pikërisht, qashtu.

Muja: A…?

Grabovci: Ha… qashtu.

Muja: A po thu ti qashtu?

Grabovci: Hajt hajt.

Muja: Ku je kshtu ti, ku je?

Grabovci: Unë jam… larg.

Muja: Edhe ni femën sot po naj bishin, tri femna po naj bishin, prej atynev dyjave që t’thash.

Grabovci: Edhe kon?

Muja: A je që t’ninë naj kush qatu?

Grabovci: Jo.

Muja: Shoqen e Vlorës, Bukurie Gjonbalën.

Grabovci: Për ku?

Muja: Se di, sot naj binë Bukurie Gjonbalen, na binë Vjosa Dobrunën edhe…

Grabovci: Birma listën t’lutëm a…

Muja: Edhe Mimoza Ahmetin. Dëgjo…

Grabovci: Hej merre listën, merre listën bash pom intereson…

Muja: N’tre kena, n’tre kena qitash.

Grabovci: Po a?

Muja: Po, po Hyda po don me… po m’doket Hyda po don me kanë kundër edhe hupum.

Grabovci: Gajle madhe n’koftë, bash mirë ja bon..

Muja: A? Hajde…

Grabovci: Bash mirë po ja bojka, hiç s’o ka ma ninë.

Muja: Hajde shokut.

Grabovci: Hajde

Muja: Tung tung.

 

Biseda e katërt

Muja: Alo.

Grabovci: Ekselencë.

Muja: Po.

Grabovci: Ke dështu.

Muja: … Për (nuk kuptohet) jashtë kur dulum n’kafe.

Grabovci: Ke… dështu Shaip.

Muja: Po a?

Grabovci: M’ke zhgënjy.

Muja: S’kuptohet.

Grabovci: S’ke ditë mi përdorë ato argumentet, haram, haram mundi, n’djersa, hahahaha.

Muja: Hahaha… haram gjini nanës.

Grabovci: Hahahaha, bravo.

Muja: Ja kom hup, gojën ja kom hup a?

Grabovci: Mirë mirë, unë se kom përcjell me t’thon drejtën po, do t’livdun.

Muja: Ja kom hup gojën, se u msu ai me shit (nuk kuptohet)…, kishe unë trim a din.

Grabovci: Shumë mirë ja ke bo.

Muja: Edhe me ju tut…

Grabovci: … bonja bajat.

Muja: Edhe kur dulum përjashta a din ja nisi me parmen Shtabin e Përgjithshëm e kto, i thash o Rexhë, unë jom ma i madh se ti, se edhe n’televizor ja përmena, i thash mos u gut se unë jom pak ma i madh se ti thash për kto punë edhe i thash i di, n’televizor ja bona, a din.

Grabovci: Aha…

Muja: Kur dulum përjashtë i thash o Rexhë, thash mos um kallxo ti mu ku je kanë, thash ti kur je ardhë n’Shipni mos me pas dal me adresë te unë thash ishe hup. Po hajt mos um kallxo, n’nërsy k’tina Kushtrim Sadikut.

Grabovci: Mirë ja ke bo.

Muja: E Kushtrimi tha, tha joo… ty tha s’po ta nijke, thash jo more, thash mu ma nin për njerëz që kanë njerzillak thash, e që kuqen, se që është i paftyrë, thash nuk…absolut. Tani jo po unë t’kom shok, e çka me t’bo ty a din, po t’çojnë me ta… me ta thy.. me tu thy kryet ty a din. Thash kush um ka çu, Kushtrim thash vetë, a m’ke thirr ti mu a m’ka çu partia? Edhe ja kallxova mesazhin, qy n’sa ora po thojnë, Rexhepi po vjen, t’lutëm hajde, t’um lut. Ia kallxova mesazhin e Kushtrimit, thash te na, thash, te na nuk bohet asi selektimi sikur te ju thash me thanë thash, mu s’pom vjen Glauku thash me Albinin thash me ia kallxu niher venin, se Visarin thash ta kom palu moti, hahahaha… a, alo?

Grabovci: Shumë mirë, shumë mirë.

Muja: Kush t’kallxoi allahile?

Grabovci: M’thirrën, m’thirren, m’thanë qashtu.

Muja: Përnime?

Grabovci: Thanë ja ka hup terezinë.

Muja: Jaa…. edhe n’fund thash nëse na len Bashkimi Evropian edhe Shtetet e Bashkume thash dihet ku adresohet mandej problemet edhe qysh i menaxhojm, që kishe na mujmë me fillu luftën nuk o pro…, po ish dal more ky budalla e kish rrok sheqeri prapë kta, a e nive?

Grabovci: Kon?

Muja: N’televizor, nuk jon këta kufi.

Grabovci: Cili?

Muja: Jakupi.

Grabovci: Kur?

Muja: Pramë, si paske pa lajmet…

Grabovci: Jo si kom pa valla.

Muja: Ish dal edhe ky aty edhe tha është tu… tha është tu… nëse n’këtë mënyrë tha komentohet tha, kjo tha nuk janë kufi. Tha kta duhet mi pa a din a unë thash let thotë Serbia qysh dush ligji administrativ ose jo thash marrëveshja lirisht bone t’qartë edhe standardet relevante, ligjet relevante të BE-së. Thash e caktojnë, a është kufi shtetnor? Thash, po shtetnor është, çfare qysh ki me qujtë thash ti, n’pikën kufitare thash është kjo. Jakupi po ja kanë nanën a, a është ktu a ka udhtu?

Grabovci: Jo n’Bruksel osht.

Muja: Se se… s’mujta me thirr.

Grabovci: Jo jo, atje osht.

Muja: Kanë me na preh nesër a, hajt t’paktën mu çu qitu me hanger mut.

Grabovci: Hajt pak na nesër n’mëngjes bisedojmë edhe jau kopim (nuk’kuptohet) nëse nisin diçka me…

Muja: Po.

Grabovci: I organizojmë dy a tre, po nëse e shohim që po nxehet atëherëe e marr unë.

Muja: Ëhë, ëhë…

Grabovci: Hiç mos u mërzit, sonte paske kalu mirë, hiç mos u mërzit, ani shoqi kalo mirë a.

Muja: Hajde tung tung.

Grabovci: Hajde.

 

Biseda e pestë

Muja: Urno.

Grabovci: Tungatjeta…

Muja: Tungatë.

Grabovci: Ç’kemi?

Muja: Mirë ti?

Grabovci: Ku je zoti deputet?

Muja: A gjallë je ti a?

Grabovci: Hahahaha…

Muja: Ke dal ke lyp azil dikun more, kush um tha.

Grabovci: Jo mara kom qenë e kom përfaqësu Kosovën, në Parlamentin Vvropian, me delegacionin, me përbërje ma interesante.

Muja: Pash zotin, paske vjell ja paske qi nanën, hahahaha.

Grabovci: A?

Muja: Tek që po thu mas interesante, paske vjell ja paske qi nanën, koke, koke ba mos vetë.

Grabovci: Jo tybe po, me krejt minoritetet.

Muja: Pash zotin.

Grabovci: Pasha t’madhin zot, po n’kryesim delegacionit edhe ju thosha ktynev Doris Pack, e Lunaçekut, e nejse, Kukut e ktynev, kom kënaqësinë me ju përshëndet në emër të delegacionit me përmbajtjen ma (nuk kuptohet)… hahahahaha…

Muja: A i the që shefin e minoritarve e kom lon përfaqësus n’Kosovë atje.

Grabovci: Po, ja ja… e kisha Albertin t’përfaqësojke ty.

Muja: Po a? Hahaha…

Grabovci: Hahahahah…

Muja: Kinolli a?

Grabovci: Kinolli, kahhh çfarë t’flonit bojke.

Muja: Qe.

Grabovci: Folsha unë, te merrke Sasha, e tum mbështetke mu.

Muja: Hë..

Grabovci: E lëshojke Sasha, te rroke Rasimi, prej Rasimit (s’kuptohet), e n’fund për mi qit maje Alberti.

Muja: Shii shii… hahahaha.

Grabovci: Ma bojke Naiti a t’flas. Thojsha… mshele gojën.

Muja: Po se ti je n’listë aty për ligjin e Prizerenit, je katastrofë.

Grabovci: Hahahahah…

Muja: Ja bon ktina Ismajl (nuk kuptohet)…

Grabovci: Aha…

Muja: Tha ligji, tha ligjin s’keni me kalu tha ligjin kofsha gjallë unë a din, ik more thash kush t’pjerdh ty edhe Naiti thash keni problemeve. Me ju çu n’psikiatri pak me ju kontrollu thash edhe thash me jau bo… A guxon me je than Naiti n’ërsy, i thash qy n’ërsy, po unë dosje i boj atij thash mos u bo budalla. Hahahaha.

Grabovci: Hahahahah… ka je?

Muja: Qe jom un n’shpi.

Grabovci: A don me shku…

Muja: Te nëna Shqipëri…

Grabovci: Te nëna Shqipëri a jo?

Muja: Patjetër unë aty… pa mu nuk mund hapet ajo.

Grabovci: N’sa do me shku?

Muja: Unë jom shtetas i Shqiprisë edhe grunë pe marr unë.

Grabovci: Ec bre mos bo hajgare, s’tkanë thirr me gra o budallë, e me bo me të nalë aty, me ta nalë grun, mos me lanë me hi mrena?

Muja: Sun ma nalin gruja jeme është shtetase e Shqipërisë zotni, e ka festën e vetë.

Grabovci: Rojet toni duhet duhesh mu kthy edhe unë me ty.

Muja: Te koke met vetun po get, e tash po don me kon me shok, idiot.

Grabovci: Hahahahah…

Muja: Takohum te… ku takohum …., takohum n’holl t’Emeralldit .

Grabovci: Hajt po dëgjohem, po dëgjohem edhe niher.

Muja: Hajde unë po nisna për nja dhetë minuta pesumdhetë qashtu po nisna.

Grabovci: Jaa… bre mos bo hajgare ti… n’gjashtë osht ajo ti po don me shku i pari.

Muja: Po thu mos me shku a?

Grabovci: Jo bre ka gjashtë e gjysë, me shku aty boll o.

Muja: Po, po hajde pra.

Grabovci: E hajt ta boj ni telefon. A o dikush tjetër a je dëgjo me naj kon tjetër prej deputetëve?

Muja: Veç me Ramizin u niva, Ramizi u nis pej katunit me ardhë.

Grabovci: Um tregoi. Bisedova me to, tha i kom harru çelsat. I thash a tbin teshat e mija a jo?

Muja: Hahahah… jo bre jo, ani unë jom bo gati, nisna, muj mu nis kur tum jepet alarmi.

Grabovci: U bo shoqi.

Muja: Hajde, hajde.

Grabovci: Hajde.

Muja: Hajde tung tung. /Insajderi.com

(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]